LAJMI I FUNDIT:

Mbështetet ndërtimi i autostradës Prishtinë – Shkup

Mbështetet ndërtimi i autostradës Prishtinë – Shkup

Pas Autostradës së Kombit, që e lidh Kosovën me Shqipërinë, ministri i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit Fatmir Limaj ka paralajmëruar përgatitjet për shpalljen e tenderit për ndërtimin e autostradës që e lidh Kosovën me Maqedoninë, e cila pritet të ndërtohet nëpërmjet formës së koncesionimit.

Në Ministrinë e Transportit dinë pak detaje në lidhje me këtë autostradë, përveç se në shtator presin të bëhen publikë emrat e kompanive të interesuara për pjesëmarrje në ndërtim me koncesion të kësaj autostrade.

Zëdhënësi i MTPT-së Xhevdet Pozhari tha se janë në përfundim të projektit dhe pasi të finalizohet do të bëhet e ditur edhe kostoja dhe të gjitha procedurat tjera.
“Mandej, vjen hapi tjetër për shprehje interesi, mandej njëjtë si e kemi pas rastin për autostradën Vërmicë- Merdare, mirëpo kushti kryesor i kësaj rruge është koncesionimi”, tha Pozhari.

Zëvendëspresidentja e AKR-së Mimoza Kusari Lila thotë se projekti për autostradën Prishtinë – Shkup, është shumë e ngutshme, në një periudhë kur as në Parlamentin e Kosovës nuk është bërë debat, nuk është prezantuar në Komisionin Parlamentar, pra asgjë më ndryshe se në projektet e tjera”, tha Kusari-Lila.


Nga ana e tij, Berat Rukiqi, nga Oda Ekonomike e Kosovës, idenë e sheh si shumë të qëlluar dhe të arsyeshëm ekonomikisht, pasi autostrada do të ndërtohet me koncesion. /rtk/telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kalo në kategori