Mbappe i etur për të bërë histori me fitoren e Ligës së Kampionëve: Për këtë nënshkrova me PSG-në

Kylian Mbappe ka thënë se ai u bashkua me Paris Saint-Germain për të bërë histori duke fituar Ligën e Kampionëve në prag të finales kundër Bayern Munich.
PSG mposhti RB Leipzig në gjysmëfinale për të arritur në finalen e parë të Ligës së Kampionëve, ku do të ndeshjet me Bayernin në Lisbonë të dielën mbrëma.
Mbappe arriti në gjysmëfinale me Monacon në vitin 2017, përpara se të bënte një transferim të madh te PSG dhe ky transferim erdhi shkaku i synimeve të mëdha.
21-vjeçari është gati pas një dëmtim të këmbës dhe është i vendosur të sigurojë që PSG të fitojë garën më të madhe të klubeve në Evropë për herë të parë.
“Kjo është saktësisht arsyeja që unë jam këtu. Unë gjithmonë thosha se doja të shkruaja historinë e futbollit francez. Kam një mundësi tjetër ta bëj atë nesër”, ka thënë fillimisht Mbappe në konferencë shtypi të shtunën mbrëma.
“Kur arrita në vitin 2017, PSG pati vështirësi, tani jemi në finale. Kjo tregon se nuk u dorëzuam kurrë dhe do të jetë një gjë e mahnitshme për një ekip francez që të fitojë Ligën e Kampionëve. Kjo është arsyeja pse unë nënshkrova”.

“Unë gjithmonë kam ëndërruar të ballafaqohem me lojtarët më të mirë. Ju dëshironi të përballeni dhe të mundni më të mirën. Duhet të luajmë si gjithmonë. Shpresojmë të kthehemi në Paris me kupën. Është gara më e madhe për klube”.
“Natyrisht është shumë e vështirë të luash pas dyerve të mbyllura. Do të kishim dashur tifozët këtu, por e dimë që ata do të na mbështesin. Është ende një finale e Ligës së Kampionëve. Është një vit shumë i veçantë”.
Mbappe shtoi se është në humor të mirë përpara ndeshjes, gjithashtu konfirmoi se ai është shëruar plotësisht nga dëmtimi që pësoi në finalen e Coupe de France muajin e kaluar.
“Ndihem edhe më mirë ditë pas dite. Jam mirë. Mendoj se lojërat më kanë ndihmuar të përgatitem për në finale”.
“Munichu është një ekip i shkëlqyeshëm, por çdo skuadër ka të meta. Ne e dimë se ata nuk duan të ndryshojnë lojën. Ne mezi presim të luajmë”, përfundoi francezi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Arteta pas humbjes shokuese të Arsenalit: Titulli tani nuk është në dorën tonë

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë