LAJMI I FUNDIT:

Saha: Mbappe do të dominojë garën e Topit të Artë pas Messit dhe Ronaldos

Saha: Mbappe do të dominojë garën e Topit të Artë pas Messit dhe Ronaldos

Louis Saha ka thënë se Kylian Mbappe e ka të garantuar fitimin e Topit të Artë pasi ai tashmë është ndër tre lojtarët më të mirë në botë përkrah Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Akoma vetëm 21 vjeç, por Mbappe ka shijuar një sezon tjetër spektakolar me 30 gola dhe 19 asistime në 36 paraqitje, dhe ka qenë një figurë kryesore në sezonin e Paris Saint-Germain që ka arritur në finalen e Ligës së Kampionëve.


Forma e tij e mirë dhe talenti i rrallë ka bërë që Mbappe të cilësohet si njëri nga më të mirët në botë tashmë dhe po cilësohet si pasues i denjë i Messit dhe Ronaldos, të cilët kanë sunduar futbollin në dekadën e fundit.

Messi dhe Ronaldo kanë monopolizuar çmimin e Topit të Artë në dekadën e fundit, duke fituar 11 nga 12 trofetë, por Mbappe pritet të ndjekë gjerësisht në hapat e tyre.

Zbulohet lista e 100 më të mirëve në botë, Messi zgjidhet lojtari më i mirë i shekullit 21
Lexo po ashtu Zbulohet lista e 100 më të mirëve në botë, Messi zgjidhet lojtari më i mirë i shekullit 21
“]

“Kylian Mbappe e ka të garantuar fitimin e Topin e Artë dhe është vetëm çështje kohe derisa ai të jetë zyrtarisht lojtari më i mirë në botë”, ka thënë fillimisht Saha për Podcast Football Index.

“Ai sapo është rikthyer nga dëmtimi dhe po shkatërron skuadrat në fazat e fundit të Ligës së Kampionëve sipas dëshirës me cilësinë e garave dhe lëvizjen e tij.

“Për ta bërë këtë në moshën e tij, unë jam pa fjalë”

Mbappe ka shënuar të paktën 20 gola në secilin nga katër sezonet e fundit, duke shënuar 30 në dy vitet e fundit dhe ka fituar çdo titull vendas në Francë, si dhe Kupën e Botës.

“Fenomeni” zgjedh pesë lojtarët që i pëlqen të shikojë duke luajtur, injoron Ronaldon
Lexo po ashtu “Fenomeni” zgjedh pesë lojtarët që i pëlqen të shikojë duke luajtur, injoron Ronaldon

“Për mua, Mbappe tashmë është përfundimisht në tre lojtarët kryesorë në botë”.

“Padyshim që ka një ndryshim të madh midis tij dhe Messit e Ronaldos, por kjo për shkak se ata e kanë bërë atë për 10 vjet”.

“Unë mendoj se kur Messi dhe Ronaldo t’i japin fund karrierës së tyre, Mbappe do të jetë pasardhësi i tyre që dominon futbollin”, përfundoi francezi. /Telegrafi/