LAJMI I FUNDIT:

Mbahet trajnimi mbi rrjetin ekologjik ndërkufitar në parqet nacionale Bjeshkët e Nemuna

Mbahet trajnimi mbi rrjetin ekologjik ndërkufitar në parqet nacionale Bjeshkët e Nemuna

Në kuadër të projektit ndërkufitar (Kosovë – Mal të Zi) BroN – Biodiversity Protection and Development of the National Parks Bjeshkët e Nemuna and Prokletije, i cili mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe që implementohet nga Trentino con il Kossovo dhe Agjencia Kosovare për Mbrojtën e Ambientit – nga datat 23 – 26 tetor 2016, vijon të organizohet: një puntoria (workshop), ku përfshihen akterët kosovarë dhe malazezë, takime institucionale dhe vizita në teren për krijimin e një Rrjeti Ekologjik Ndërkufitar, duke identifikuar këto elemente:

1) “specie fokale” që tregojnë nevoja të veçanta, sa i përket lëvizjes së tyre brenda territorit;


2) definimi i mjedisit matrix që karakterizon ndryshimet e zonave gjeografike të territorit të projektit;

3) Elementet që do ta përbëjnë rrjetin ekologjik ndërkufitar: core areas, buffer zones, koridoret ekologjike dhe stepping stones.

2

Aktiviteti ka për qëllim që të krijojë një rrejt ekologjik ndërkufitar, në aftësi të prodhojë një shkallë të mjaftueshme të “përshkueshmërisë ekologjike” në zonën e projektit në mes territorit të Malit të Zi dhe Kosovës. Një rrejt i tillë ekologjik ndërkufitar, është po ashtu i dizajnuar që të mbrojë lidhjet ekzistuese në mes dy Parqeve Nacionale dhe zonave përqark, duke evituar që, sidomos në të ardhmen, dy zonat e mbrojtura do të dëshmojnë një “efekt ishull” të pa dëshirueshme.

Rrjeti Ekologjik Ndërkufitar, gjithashtu do ta prezantojë një mundësi të rëndësishme që të sigurojë takime dhe bashkëpunime mes Kosovës dhe Malit të Zi, në mënyrë që të shkëmbehen të dhënat mjedisore dhe të krahasohen politikat e tyre mbi mbrojtjen e natyrës, me synim të homogjenizimit të tyre në të ardhmen.

Pas identifikimit të rrjeteve ekologjike ndërkufitare, do të promovohet dhe elaborohet një Hartë e Rrejtit Ekologjik Ndërkufitar dhe një Strategy Paper (politika strategjike) mbi temën në fjalë.