Sot në selinë e FFK-së për të tretin vit radhazi është mbajtur seminari për licencimin e klubeve për garat e UEFA-s.
Fillimisht përfaqësuesit e klubeve i përshëndeti presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili i falënderoi ato për organizim shumë të mirë në stinorin vjeshtor dhe theksoi se tashmë të gjitha klubet janë të vetëdijshme për rëndësinë dhe peshën që ka licencimi për gara evropiane.
“Deri më tash kemi qenë mirë sa i përket licencimit të klubeve, por duhet të vazhdojmë të punojmë me përpikëri në të gjitha segmentet. Pas rezultateve të mira që kemi pasur me ekipin kombëtar, ne kemi bërë kërkesë që kampionati ynë të vlerësohet dhe ngritet në nivel më të lartë, pasi ne konsiderojmë se nuk jemi në nivel me disa shtete që i kanë ligat shumë më të dobëta. Pra, qëllimi ynë është që kampionati ynë të vlerësohet më lartë, në mënyrë që të rritet numri i ekipeve që do të jenë pjesë e garave evropiane. Por, për të arritur këtë duhet që të kemi rregullsi dhe cilësi të garave, pastaj infrastrukturë më të mirë dhe organizim të mirëfilltë të ndeshjeve”, ka theksuar presidenti Ademi.
Tutje presidenti ka thënë se barra kryesor për organizim dhe cilësi i bie klubeve, duke shpresuar se të gjithë do të kontribuojnë që të nxjerrim rezultatin real të këtij edicioni, në mënyrë që deri te suksesi të arrijnë ekipet që e meritojnë. Presidenti theksoi se organet e FFK-së do ta bëjnë punën e tyre dhe se nuk do të tolerohet asnjë gabim.
“E kam thënë edhe më parë dhe po e përsërisë se nuk do ta falë asnjë gabim. Ato të paqëllimtat do t’i sanksionojmë në mënyrë sportive me organet tona, kurse gabimet e qëllimta do t’ia delegojmë Këshillit Kombëtar kundër dukurive negative në sport. Në këtë mënyrë do të ecin përpara ekipet më cilësore dhe kësisoj do t’ia ruaj edhe investimet të gjithë njerëzve që po investojnë në futboll”, ka shtuar Ademi, duke uruar klubet për një garë korrekte dhe prestigjioze në stinorin pranveror.
Ndërkohë, më pas kanë vazhduar punimet e seminarit ku menaxheri i licencimit, Bajram Shala, zv.sekretari i përgjithshëm, Arianit Ahmeti dhe eksperti financiar, Indrit Canolli i kanë njoftuar klubet për procesin e licencimit, si dhe për risitë në këtë segment.
Menaxheri i licencimit, Bajram Shala ka njoftuar klubet se edhe sivjet skuadra kampione do të marrë pjesë në raundin parakualifikues që zhvillohet me katër ekipe. Ai ka bërë të ditur se FFK-ja sivjet ka aplikuar që ta marrë organizimin e këtij raundi, në mënyrë që t’i krijojmë kushte sa më të mira klubit kampion që ta përfaqësojë Kosovën sa më mirë dhe ta ketë përkrahjen e tifozëve.
Në vazhdim të seminarit pati diskutime të ndryshme rreth procesit të licencimit, ku ekspertët dhanë shpjegimet e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Atletico Madridi publikon dy pika ku UEFA nuk iu përmbajt në anulimin e penalltisë së Alvarez

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës