LAJMI I FUNDIT:

Mbahet Olimpiada e dërgimit të mesazheve SMS

Mbahet Olimpiada e dërgimit të mesazheve SMS

Qyteti i New Yorkut ishte nikoqir i Olimpiadës për dërgimin e mesazheve SMS, ku morën pjesë garuesit nga 13 shtete të ndryshme botërore.

Fituesi i kupës botërore “LG Mobile” ishte ekipi nga Koreja e Jugut, respektivisht tinejxherët Yeong Ho Bae, 18-vjeç, and Mok Min Ha, 17-vjeç, të cilët kanë arritur të shkruajnë tekstin prej 264 karakteresh për vetëm 1 minutë e 59 sekonda.

Fituesi është përcaktuar në bazë të shpejtësisë dhe saktësisë së mesazheve, ndërsa ekipi fitues ka marrë shpërblimin prej 100.000 dollarëve.

Në mesin e pjesëmarrësve është edhe 16-vjeçarja nga Iowa, Kate Moore, kampione e SHBA-ve për vitin 2009. Kjo vajzë dërgon rreth 12.000 porosi SMS brenda muajit. Ajo thotë se është në gjendje të bisedojë dhe të shkruajë njëkohësisht, pa pasur nevojë të shikojë në telefon.


Morgan Dynda dhe Kate Moore nga SHBA-të fituan vendin e dytë në këtë garë, respektivisht 20.000 dollarë, ndërsa Juan Ignacio Aufranc dhe Agustina Montegna nga Argjentina u pozicionuan në vendin e tretë, dhe fituan 10.000 dollarë.

Sponsor i këtij aktiviteti është kompania LG, e cila kishte angazhuar edhe disa dhjetëra përkthyes për këtë garë. /Telegrafi/