LAJMI I FUNDIT:

Mazzone: Scudetto, garë ndërmjet Juves dhe Interit

Mazzone: Scudetto, garë ndërmjet Juves dhe Interit

Sipas ish-trajnerit të Romës, njëkohësisht trajnerit më me përvojë në Itali, Carlo Mazzone, gara për Scudetto në sezonin 2009/2010, do të zhvillohet ndërmjet Juventusit dhe Interit.

“Këtë sezon, për Scudetto pres përballje kokë më kokë ndërmjet Juventusit dhe Interit”.

“Milani do t’u shkojë prapa, sepse nuk mendoj që (Rossonerët) do të mund t’i rikuperojnë të gjitha ndryshimet që kanë bërë deri më tani”, ka thënë Mazzone për “Corriere dello Sport” duke shtuar se edhe sigurimi i një vendi për në Ligën e Kampionëve do të paraqesë një garë të fortë.

“Tash për tash Fiorentina është favoriti im, mirëpo aty është Genoa që është shumë afër, Sampdoria skuadër e cila mund të jetë zbulimi i këtij sezoni, Lazio, Napoli, Roma dhe Palermo”, ka shtuar Mazzone.