LAJMI I FUNDIT:

Maxwell: Guardiola është më i afërt se Mourinho

Maxwell: Guardiola është më i afërt se Mourinho

Sa vijnë e shtohen tensionet ndërmjet lojtarëve të Interit dhe Barcelonës, të cilët i kanë ndërruar fanellat gjatë këtij afati kalimtar.

Ish-mbrojtësi i Interit, aktualisht lojtar i Barcelonës, Maxwell, beson se Pep Guardiola është trajner më i mirë se homologu i tij te Nerazzurët, Jose Mourinho.

“Të dy trajnerët janë shumë kërkues, por me mentalitet të ndryshëm dhe me karakter krejtësisht dallues”.

“Guardiola është më i ri dhe deri para disa vitesh ishte lojtar, prandaj e ka shprehinë e komunikimit më të mirë. Është më i afërt dhe ka një mënyrë më të butë për t’i thënë gjërat”, tha Maxwell për “Sport”.