LAJMI I FUNDIT:

Maxhoranca pritet të bllokojë dekretet e presidentit

Maxhoranca pritet të bllokojë dekretet e presidentit

Pritet të votohet të enjten në parlament për dekretet e presidentit Bamir Topi për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.

Media në Tiranë raporton se pritet që maxhoranca të votojë për pezullimin e emërimit të gjykatësve ndërkohë që opozita thotë se kjo është anti-ligjore dhe do të kontestohet prej saj.

E përditshmja "Panorama" raportoi të enjten se Gazmend Oketa nga Partia Demokratike, i njohur si mbështetës i Presidentit Topi, ka thënë se procesi i shqyrtimit të kandidaturave po keqpërdoret dhe se çështja mund të ishte zgjidhur përmes një dialogu dypalësh. /Telegrafi/