LAJMI I FUNDIT:

Masë disiplinore për pesë punonjës të PTK -së

Masë disiplinore për pesë punonjës të PTK -së

Pesë punonjësve të Post Telekomit të Kosovës, respektivisht të Departamentit të Shitjes dhe Distribuimit dhe Vala-s, u është shqiptuar masa disiplinore, ulje në gradë dhe shkarkim nga detyra, për shkak të neglizhencës në punë.

Vendimi i lëshuar nga menaxhmenti i PTK-së, i cili ka hyrë në fuqi menjëherë, vjen si pasojë e mosrespektimit të detyrave të punës, mungesës së koordinimit, papërgjegjësisë së tyre, të cilat obligime dalin nga kontrata e punës..

Nga veprimet e neglizhuara të punonjësve, ndaj të cilëve janë shqiptuar masa disiplinore, PTK është dëmtuar në afarizëm, biznes plan dhe në imazhin e saj, ku për pasojë PTK ka pasur mungesë të produkteve në disa pika shitëse.

Ky vendim i menaxhmentit të PTK-së, ka për qëllim që të shtojë efikasitetin në punë, të sigurojë koordinim ndërmjet të gjithë strukturës së Njësive të Biznesit si dhe të rrisë shkallën e përgjegjshmërisë të të gjithë punonjësve të PTK-së, për ruajtjen dhe rritjen e vlerës së kompanisë.


Menaxhmenti kërkon nga të gjithë punonjësit e PTK sh.a., që të jenë të përgjegjshëm në punë dhe do kenë mbështetjen e menaxhmentit, ndërkohë do të shpërblehen për punën e tyre, ndërsa ne rast të neglizhencës në punë dhe mosrespektimit të detyrave të punës, do ndërmarr masa disiplinore për të mbrojtur PTK-në. nga dëmet që mund t’i shkaktohen me këto veprime. /Telegrafi/