LAJMI I FUNDIT:

Martti Ahtisaari infektohet për herë të dytë me COVID-19, dërgohet në spital

Martti Ahtisaari infektohet për herë të dytë me COVID-19, dërgohet në spital

Ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari, i dërguari special i OKB-së për statusin e Kosovës, është dërguar në spital pasi është infektuar sërish me coronavirus.

Autoritetet finlandeze kanë bërë të ditur se nuk e dinë se ku mund të jetë infektuari 84-vjeçari, i cili në fillim të pandemisë – pra në mars të vitit të kaluar pati rezultuar pozitiv në testin e COVID-19, transmeton Telegrafi.

Presidenti finlandez Sauli Ninisto, ka njoftuar se Ahtisaari është mirë, por se duhet të qëndrojë në spital, raporton Associated Press.


Katër muaj më parë ishte raportuar se Ahtisaari vuan nga sëmundja e Alzhajmerit, dhe për këtë arsye nuk do të shfaqet shpesh në publik.

Ish-arsimtari i shkollës së mesme që në diplomaci i kaluar dekada të tëra, ish-negociator për paqe i qeverisë finlandeze në Kombet e Bashkuara – e falë rolit të tij ka fituar Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2008.

Ndër tjera, Ahtisaari mori pjesë në arritjen e marrëveshjes së Kumanovës gjatë luftës në Kosovë për tërheqjen e ushtrisë, policisë dhe forcave paramilitare të Serbisë, ndihmoi Namibinë të pavarësohet.

President i Finlandës ishte nga viti 1994 deri më 200, ku më pas themeloi organizatën joqeveritare “Iniciativa për menaxhimin e krizave” (CMI), që kishte për qëllim parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve përmes dialogut joformal. Nga CMI-ja u tërhoq në vitin 2017. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori