LAJMI I FUNDIT:

“Martesa për letra” prioritet i shqiptarëve në Maqedoni

“Martesa për letra” prioritet i shqiptarëve në Maqedoni

Emigrimi drejt vendeve perëndimore nuk po ndalet, por po rezulton akoma trendi për të rinjtë në Strugë dhe mbetet i lakmueshëm në masë të madhe, shkruan gazeta Koha. Gjendja nuk ka ndryshuar shumë nga vitet e kaluara, kur lëvizja drejt vendeve evropiane ishte e kufizuar. Rruga më e shkurtër e ndjekur nga rinia strugane për t’u akomoduar përfundimisht në vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet e tjera të kontinentit, është kurorëzimi me partnerë të cilët jetojnë në ato vende dhe që e kanë të rregulluar statusin e qëndrimit të përhershëm atje.

Ky konstatim është lehtë i verifikueshëm, sepse konfirmohet nga të gjitha zyrat e ofiçarisë, ku në mënyrë të dokumentuar vërtetohet se interesi për “martesat me letra”, siç i quajnë në Strugë, nuk është reduktuar, por ka mbetur në nivelet e mëparshme, aty diku te rreth 60/70 për qind e të sapomartuarve pasi lidhin kurorë do të jetojnë jashtë Maqedonisë.

P.A. është 23 vjeçari nga Struga, i cili për disa vjet ishte i angazhuar në sektorin e hotelerisë, punë të cilën e kishte konsideruar gjithmonë si të përkohshme deri në momentin që do gjente njeriun e zemrës në mënyrë që pjesën tjetër të jetës ta kalojë jashtë Maqedonisë. Ai tregon se ka qenë i përcaktuar të largohet nga vendi, sepse siç thotë, ky vend nuk ofron siguri financiare, por edhe konditat të tjera për krijimin dhe ndërtimin e një familje të re, ai tashmë zgjedhjen e tij e ka bërë dhe shumë shpejtë do të largohet nga Struga drejt Gjermanisë me të përzgjedhurën e tij. Ai tregon se në pjesën më të madhe moshatarët e tij përcaktohen për këtë zgjidhje, duke sjellë shembullin se nga shoqet dhe shokët nga shkolla fillore pothuajse të gjithë tashmë sipas tij janë martuar dhe kanë zgjedhur të jetojnë jashtë Maqedonisë.


Përveç këtij të riu, edhe shumë moshatar të tij në Strugë që janë të angazhuar në sektorin e hotelerisë janë në pritje të fatit në mënyrë që herët a vonë të largohen nga Struga. Një pjesë e biznesit të hotelerisë në Strugë mungesën e gatishmërisë së të rinjve struganë për të punuar në sektorin e hotelerisë gradualisht po e zëvendësojnë me të rinj nga zonat e afërta matanë kufirit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori