LAJMI I FUNDIT:

Marseille dëshiron të rikthejë Drogbën

Marseille dëshiron të rikthejë Drogbën

Presidenti i Olimpique Marseille, Jean-Claude Dassier, thotë se klubi francez do të përpiqet ta rikthejë në radhët e veta sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba.

Jean-Claude Dassier pritet nesër të emërohet president i ri i Marseillet, ndërsa në intervistën e parë të dhënë ai paralajmëroi se do të përpiqet të bëjë gjithçka në mundësitë e tij, ta sjellë në ekip ish-sulmuesin e klubit, Drogba.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë kurrë nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer te ish-klubi i tij, ku kaloi një pjesë të shkëlqyeshme të karrierës.

“Të gjithë dëshirojnë që Drogba të rikthehet në Marseille. Ne do të përpiqemi ta bëjmë këtë”, ka thënë Dasie.