LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshje për promovim më të mirë të investimeve

Marrëveshje për promovim më të mirë të investimeve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj dhe drejtori i Agjencisë për Promovimin e Investime të Kosovës, Mustafë Hasani, kanë nëshkruar marrëveshje bashkëpunimi, me të cilën thellohet dhe zgjerohet bashkëpunimi i këtyre dy subjekteve, në lëmine e promovimit të investimeve. Kryetari Beqaj me ketë rast theksoi se OEK është shume e interesuar që të bashkëpunojë me të gjitha institucionet relevante, të cilat bëjnë promovimin e investimeve të huaja në Kosovë.

“Ky është një projekt qe po bashkëpunojmë me disa bashkëpunëtor dhe me institucione gjermane, por qe njëkohësisht është dhe prioritet shume i fuqishëm i Agjencionit. Kemi menduar qe me këtë memorandum t’i bashkojmë te gjitha resurset humane te cilat i kemi, që të jemi sa më mirë të organizuar, qoftë në prezantim te investimeve jashtë apo edhe dhëniet e informacioneve të rregullta për mundësitë për investim, për mundësit e zhvillimit ekonomik dhe krijimit të partneriteteve ekonomike të Kosovës me vendet tjera”, ka thënë ai.

Ndërsa Mustafë Hasani, drejtori i APIK-ut, duke folur për bashkëpunimin e mirë që ata kanë me OEK-un, pohoi se qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi është që të zgjerohen fusha e veprimit të përbashkët në mes të APIK-ut dhe OEK-ut.

“Ne bashkërisht kemi marrë pjesë në shumë promovime, që kanë ndodh edhe vitet e kaluara. Kësaj radhe janë disa prej mundësive më të mira të promovimit të Kosovës ne përputhje me mbështetjen që po jepet nga Banka Botërore”, theksoi Hasani. Ai po ashtu tha se së bashku me OEK-un, do të shikojnë mundësitë për të caktuar vendet dhe sektorët potenciale për investime dhe kompanitë me interesante për bashkëpunim. /telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

Ekonomi
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Emona Center
Kalo në kategori