Ditë më parë, ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, dhe ai i Serbisë, Nikolla Sellakoviq, kanë nënshkruar Planin e Konsultimeve të Ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja vendeve për dy vjetët e ardhshëm.
Kjo marrëveshja, sipas njohësve të sigurisë në Kosovë, po konsiderohet e rrezikshme për Ballkanin Perëndimor, derisa vlerësohet se Serbia po luan lojë të dyfishtë.
Nuredin Ibishi, ekspert i sigurisë, tha se është e rëndësishme që kjo marrëveshje po nënshkruhet me një agresor, sipas tij kjo ndikon në nivel lokal po edhe atë global të sigurisë.
“Kjo është një marrëveshje shumë e ndjeshme dhe e rrezikshme për rajonin në veçanti në Ballkan ku ka të bëjë me agresionin por agresionin e shtuar, tashmë mobilizimi i dytë i forcave ruse që po sulmojnë Ukrainën të gjitha mjetet dhe referendumin e rrejshëm që ata po e bëjnë në katër rajonet e Ukrainës, dhe që Serbia po luan lojëra të dyfishta.
U deklarua në përgjithësi të mbrojë kartën e Kombeve të Bashkuara, rezolutën e Kombeve të Bashkuara sa i përket identiteteve territoriale, e në anën tjetër nënshkruan marrëveshje shumë të rrezikshme… E rëndësishme është që po nënshkruhet me një agresor jo vetëm që po ndikon në nivel lokal po edhe atë global të sigurisë por edhe aspekteve të tjera të tendosjes ekonomike dhe energjetike edhe përgjithësisht të sigurisë ”, tha ai.
Ibishi tha se është momenti i fundit që BE-ja dhe Perëndimi t’i japin ultimatum Serbisë dhe ta izolojnë edhe atë.
Sipas tij, pretendimet e presidentit serb Aleksandër Vuçiq që tenton të ulë peshën e marrëveshjes në sy të ndërkombëtarëve, duhet të hidhen poshtë.
“Mendoj që duhet merret një qëndrim i prerë lidhur me çështjen deklarativisht thuhet neutraliteti i Serbisë, edhe ndaj NATO-s por edhe ndaj Rusisë. Kjo po tregon bindshëm që ajo është aleate e përkushtuar e Rusisë edhe për rrezikun e përhapjes së agresionit apo të tendencave të përhapjes së agresionit edhe në Ballkan…
Serbia çdo herë në deklaratat edhe të presidentit Vuçiq edhe të ministrit të jashtëm teknik tash Sellakoviq, mundohet t’i kamuflojë të gjitha këto marrëveshje duke u deklaruar se ato janë të vazhdueshme me Rusinë, por në realitet tash është një momentum tjetër që flet për një agresion të shtuar edhe me forca si dhe me angazhimin dhe mobilizimin e tërësishëm të kapaciteteve ruse”, tha ai.
“Me këtë duhet Bashkimi Evropian të përkushtohet edhe në çështjen e integrimit por njëkohësisht edhe ndër mase të tjera të izolimit të Serbisë, pasi që ajo nuk është nënshkruese e sanksioneve dhe heziton edhe në çështjet e tjera, pra sa i përket raporteve me Rusinë e cila bënë përjashtime me një vend të vetmin apo në një vend tjetër të Ballkanit dhe njëkohësisht sigurinë dhe mirëqenien jo vetëm ne Ballkan por edhe në rajon”, ka shtuar Ibishi.
Profesori universitar, Arben Hajrullahu, tha se me marrëveshje shteti serb tregon interesin e madh që me çdo rrethanë të mbajë raporte të ngushta me Rusinë.
Sipas tij, Serbia do të vazhdojë të ulet dy karrige derisa të mos ketë pasoja reale nga Perëndimi.
“Kjo vetëm e tregon fytyrën e vërtetë të Serbisë dhe interesin e madh që në çdo rrethanë të mbajë raporte të ngrohta me Rusinë pa harruar që Serbia si shtet i cili ndodhet në proces të integrimit në BE do duhej që ta koordinonte politiken e vet të jashtme me shtetet anëtare të BE-së, e jo me Federatën Ruse, mirëpo kjo nuk është asgjë e re.
Sido që të jetë Serbia do të vazhdojë që të ulët jo vetëm në dy karrige, por në shumë karrige për aq sa t’i lejohet dhe ta ketë të mundur këtë. Duke tentuar që ta maksimizoje profitin, sidomos për sistemin, regjimin aktual në Serbi, por edhe kjo do të vazhdojë në këtë formë, përderisa Perëndimi nuk do e vë para një lloj ultimatumi i cili do duhej që të përcillej me pasoja apo sekuenca reale që kjo mënyrë e të sjellit nuk mund të tolerohet më”, tha ai.
Hajrullahu tha se sjelljet e Serbisë kundrejt Kosovës tregojnë që shteti serb nuk është interesuar të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
“Sjelljet e Serbisë kundruall Kosovës tregojnë që Serbia në fakt nuk është interesuar që vërtetë një ditë të bëhet pjesë e BE-së. Të paktën tani për tani edhe pse tërë kohën tenton që t’i zë më shumë se një ulëse nga vet Serbia”, tha ai.
Ndërkaq shpjegime për këtë marrëveshje ka kërkuar Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.
Ai gjatë një konference për media në hapjen e një forumi rajonal për qeverisje të mirë tha se “nuk është plotësisht e qartë” se çfarë përmban dokumenti, por se “në këtë moment askush nuk do të duhej të nënshkruante diçka me Rusinë”.
Marrëveshja mes Rusisë dhe Serbisë u nënshkrua në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe ishte e para që nga agresioni i paprovokuar rus në Ukrainë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se një marrëveshje e tilël do të duhej të alarmonte kryeqendrat perëndimore.
Pavarësisht se Serbia ka votuar disa rezoluta të OKB-së që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës, që ka nisur me 24 shkurt, shteti serb refuzon që të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të harmonizojë politikën e jashtme me BE-në. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës