Pjekja e mishit dhe e peshkut e ka zanafillën që kur njerëzit filluan të ndezin zjarrin dhe ne, edhe sot e kësaj dite, vazhdojmë të pjekim dhe na pëlqen shumë kjo gjë
Të kalosh ditën me një skarë të mirë në kopsht, është e këndshme, pasi është një rast i mirë për t’u mbledhur me miq apo të afërm, kurse zonjat do të kënaqen edhe më shumë, sepse skara, në përgjithësi, është detyrë e të zotit të shtëpisë.
Era e mishit të pjekur që mbush gjithë kopshtin, bën që të na shkojë goja lëng ende pa u ulur në tavolinë. Ama, që kjo drekë ose darkë të jetë e përsosur dhe të kënaqemi të gjithë, duhet t’u kushtojmë vëmendje disa detajeve.
Fillimisht, duhet të vendosim se çfarë do të pjekim: mish, peshk apo perime.
Nëse vendosim të pjekim mish të kuq, duhet të kemi parasysh që më i mirë është mishi i lopës, sepse i reziston më shumë temperaturave të larta. Natyrisht, nuk mund të mungojnë bërxollat, si dhe salsiçet e proshuta.
Mishi duhet të jetë edhe me pak dhjamë, sepse ai bën që mishi të mbetet i butë pas pjekjes. Trashësia e fetave të mos jetë më e vogël se 2 cm, nëse duam mish jo shumë të pjekur.
Nëse duam mish të bardhë, fillimisht duhet ta marinojmë, në të kundërt, mund të thahet gjatë pjekjes. Nëse duam të bëjmë skarë peshku, mund të përdorim çdolloj peshku, përfshirë edhe frutat e detit.
Për një skarë vegjetariane, mund të zgjedhim perime të stinës, ato që na pëlqejnë më shumë, dhe mund t’i shoqërojmë edhe me djathëra të prera në feta të trasha. Nuk mund të mungojnë limoni, vaji i ullirit, uthulla, gjethet e rozmarinës, dafina, sherbela, piperi e majdanozi.
MARINIMI PER MISHIN E KUQ – rregullohuni sipas sasisë së mishit
Marinimi i zakonshëm: e vendosim mishin në një tas. Më pas, shtojmë copa hudhre, rozmarinë të grirë, piper dhe verë të kuqe derisa mishi të mbulohet. I përziejmë të gjitha bashkë dhe e vendosim tasin në frigorifer për rreth 2 orë.
Marinimi me birrë: e vendosim mishin në një tas. Më pas, shtojmë një thelb hudhër të grirë, lëkurën e një portokalli organik, disa gjethe sherbele dhe piper kokërr. Hedhim birrë derisa të mbulohet mishi, e përziejmë dhe e lëmë të marinohet për të paktën 2 orë në një mjedis të freskët.
Marinim me mjaltë: në një tas, hedhim 50 ml mjaltë, 30 ml uthull molle, piper dhe trumzë. Hedhim mishin, e përziejmë dhe e lëmë të marinohet për jo më shumë se 30 minuta në mjedis të freskët.
Marinimi me uthull balsamike: e vendosim mishin në një tas. Më pas, shtojmë uthull balsamike dhe vaj ulliri në sasi të barabartë, lëng limoni, borzilok të freskët dhe piper kokërr. E përziejmë mishin dhe e lëmë të marino¬het jo më shumë se 30 minuta në një mjedis të freskët.
MARINIMI PËR MISHIN E BARDHË
Në një tas, përziejmë 130 g kos, 1 lugë të vogël kerri, majdanoz të grirë, lëngun e një limoni, piper kokërr dhe një thelb hudhër në copa. Më pas, hedhim copat e mishit, i përziejmë dhe i lëmë të marinohen për 2 orë në një mjedis të freskët.
MARINIMI PËR PESHKUN
Marinimi i zakonshëm: e vendosim peshkun në një enë. Më pas, shtojmë pak majdanoz të grirë, hudhër të grirë, lëng limoni dhe gjethe trumze (nëse i keni).
Shënim: në të gjitha rastet, përpara se mishi të piqet në skarë, duhet të kullohet mirë nga lëngu i marinimit, si dhe të thahet me letër thithëse kuzhine.
MARINIMI PËR SKARË VEGJETARIANE
Në skarë, mund të pjekim edhe perime, si: patëllxhan, kunguj, speca, domate jo të bëra shumë. I presim perimet në feta 112 cm. Ato vendosen në nxehtësi të ulët derisa të piqen njëtrajtësisht dhe të marrin ngjyrë. Për t’i marinuar përdorim marinimin e zakonshëm: i lyejmë me pak vaj ulliri, por vaji nuk duhet të rrjedhë, sepse do të krijoheshin flakë gjatë pjekjes.
Djathërat në skarë s’kanë nevojë të marinohen. Djathërat më të përshtatshme për skarë janë: Scamorza e bardhë dhe e tymosur, Gruviera ose djathëra të tjerë deleje, por të jenë të fortë. Pasi i pjekim në skarë, mund t’i shërbejmë me pak vaj ulliri e majdanoz ose borzilok, ose me thërrime arrash, me mjaltë etj.
Në skarë, mund të pjekim dhe fruta në feta, si: ananas, pjepër, pjeshkë të ndara në mes etj. Këto mund t’i shërbejmë duke i spërkatur me sheqer kaf, me thërrime arrash, me pak mjaltë, fëstëkë, akullore me vanilje etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Receta për çorbën e famshme të Hipokratit që "ngjall të vdekurit"

Torta pa pjekje është gati për vetëm gjysmë ore, me siguri do të bini në dashuri me shijen e kësaj ëmbëlsire

Vetëm 10 minuta dhe katër artikuj, do të keni tortë çokollate të shkëlqyeshme!

Tavë dheu

Mish i shijshëm pule në salcë kremi me shije kërpudhash

Sipas recetës së njohur franceze: Kështu bëhet salca më e shijshme e beshamelit!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës