LAJMI I FUNDIT:

MARAZZI hap përfaqësinë në Kosovë

MARAZZI hap përfaqësinë në Kosovë

Në 75 vjetorin e themelimit, kompania Marazzi, si pjesë e strategjisë së zgjerimit në vende tjera të botës, ka hyr edhe në tregun e Kosovës. Kjo kompani është lider botëror në prodhim të qeramikës dhe gres porcelanit.

Përvoja dhe aftësia për inovacion,kreativitet dhe dizajn, tradita dhe kultura, një pasion për qeramikë dhe ndërgjegjësim mjedisor janë fortës e qeramikës Marazzi, qeramika këto të cilat kanë përcaktuar hapësirat e jetesës që nga viti 1935.

Si partner lokal, kjo kompani, ka përzgjedhur po ashtu një lider Kosovar në sektorin e gurit dekorativ, kompaninë Paradiso. Dy kompanitë së bashku si për qëllim kanë hapjen e vendeve të reja të punës, ofrimin e produkteve kualitative me çmim të volitshem dhe shërbim kualitativë.

Me rastin e hapjes së objektit të ri, të enjten, përfaqësues të kompanive, treguan për rëndësinë e hyrjes në treg të kësaj kompanie. Alban Uka, drejtori ekzekutiv i kompanisë Paradiso, tha se është një nder për kompaninë e tij të bashkëpunoj me një brend botëror si Marazzi.


Ai tha se është i bindur në suksesin e përbashkët të dy kompanive në tregun Kosovar. Në këtë hapje, në lidhje me rëndësinë ekonomike të hyrjes së Marazzi në tregun e Kosovës foli kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu dhe drejtor për evropën lindore i grupit Marazzi Fabrizio Fauli. /Telegrafi/