LAJMI I FUNDIT:

Maradona mund të shkarkohet?

Maradona mund të shkarkohet?

Trajneri kombëtares argjentinase Diego Maradona është në rrezik serioz për të humbur shansin për t’u kualifikuar në Kupën Botërore, për të parën herë që nga viti 1970, dhe raportohet se legjenda e futbollit mund të shkarkohet nga detyra javën që vjen.

“Maradona dhe ekipi janë të distancuar dhe kjo është theksuar edhe më shumë. Ata që jetojnë çdo ditë me ekipin kombëtar, janë të sigurt se javën e ardhshme do të vendoset gjithçka në lidhje me të ardhmen e tij”, shkruajnë mediat argjentinase.

Edhe pse ende nuk dihet nëse Maradona do të qëndrojë në stol edhe për ndeshjet e fundit vendimtare kundër Perusë dhe Uruguait, muajin e ardhshëm, ajo që dihet është se ai nuk do t’i ketë duart e lira, dhe do të ketë një përkrahje të një trajneri tjetër me përvojë.