LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia me rroga më të ulëta në rajon

Maqedonia me rroga më të ulëta në rajon

Rroga mesatare në Maqedoni arrin rreth 250 euro, derisa në Kroaci është 700 euro, në Slloveni 1.500 euro, në Serbi 400 euro, Bosnjë-Hercegovinë 350 euro dhe Mal të Zi rreth 600 euro. Shqipëria është vendi i cili ka shënuar përparime në planin e rritjes së rrogës mesatare, me ç`rast sipas dhjetorit të vitit 2008, rroga mesatare në këtë vend kishte arritur rreth 300 euro.

Maqedonia konsiderohet si një ndër vendet me rroga më të ulëta nga vendet e ish-republikave jugosllave. Kjo është theksuar në Konferencën Ndërkombëtare të drejtorëve të Enteve për punësim të Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, Kroacisë, Sllovenisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Në këtë konferencë të mbajtur në Herceg Novi nuk ishte ftuar Kosova, si një shtet i ri, ku rroga mesatare gjithashtu është rreth 200 euro. Përveç kësaj edhe Shqipëria është vendi i cili ka shënuar përparime në planin e rritjes së rrogës mesatare, me ç`rast sipas dhjetorit të vitit 2008, rroga mesatare në këtë vend kishte arritur rreth 300 euro.

Nga të gjitha ish-republikat jugosllave rroga më e ulët mesatare regjistrohet në Maqedoni, por gjithashtu ky vend është ndër vendet kryesore të rajonit për numrin e madh të papunëve.


Drejtoresha e Agjencisë për punësim, Biljana Jovanovska përveç kësaj gjendje ka theksuar masat e Qeverisë për nxitjen e punësimeve dhe zbutjen e pasojave nga kriza ekonomike. Maqedonia përballet me një numër të madh të papunëve, që arrin mbi 300 mijë veta.

Përveç Maqedonisë, edhe Bosnjë-Hercegovina është vendi i parë për nga papunësia në rajon, me ç`rast në këtë vend janë të regjistruar mbi 450 mijë të papunë. Të dhënat e publikuara në konferencën e vendeve të republikave ish-jugosllave, Mali i Zi ka vetëm 10 për qind të papunëve.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Ekonomi
Zbuloni çelësin e suksesit në konventën

Zbuloni çelësin e suksesit në konventën "Suksesi është qëllimi yt"

Denis Gafuri
Kalo në kategori