LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia hoqi doganat për veturat e importuara nga BE-ja

Maqedonia hoqi doganat për veturat e importuara nga BE-ja

Nga fillimi i këtij viti nuk do të paguhet doganë për veturat dhe prodhimet e tjera të importuara nga BE-ja.

Kjo masë për heqjen doganimit vlen edhe për prodhimet e metalit, mineralet, minierat, metalet, veshjet, makineritë, dhe përgatitjet, mobiliet dhe prodhimet e tjera kryesisht nga BE.

Të gjithë qytetarët që do të sjellin nga jashtë vendit prodhimet e këtyre kategorive, duke filluar nga autoveturat e reja apo të vjetra nuk paguajnë doganë.

Tarifat doganore do të vazhdojnë të bien edhe gjatë vitit 2011 edhe për prodhimet e tjera, në përputhje me Protokollin për paraqasje që Maqedonia e ka nënshkruar me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).


Ky lehtësim do të nxisë importet e prodhimeve të ndryshme nga vendet e BE-së. Gjatë vitit të kaluar me zvogëlimin e doganës në shkallë më të ulëta, u importuan mbi 51 mijë vetura të vjetra dhe të reja nga BE, ndërsa me lehtësimin e fundit pritet rritja e importit.

Tek detergjentet e lëngëta për pastrim dhe higjienë, pllakat ngjitëse, filmat, folitë doganat ulen nga 11,3 për qind në 8,9 për qind. Edhe tek disa produkte të tjera higjienike, prodhime bujqësore, mishra, qumështi, kafeja dhe prodhime të tjera do të ketë ulje të tarifave doganore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori