LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Shtrenjtohet nafta

Maqedoni: Shtrenjtohet nafta

Për shkak të ndryshimeve të kursit të denarit ne raport me dollarin amerikan, në Maqedoni është shtrenjtuar nafta dhe derivate e saj.

Çmimet e naftës janë shtrenjtuar për gjysmë denari. Eurosuper – 95 do të shitet për 68,50 denarë për litër, Eurosuper – 98 për 70,00 denarë, çmimi i ri i Eurodiesel është 56,50 denarë ndërsa ekstra vaji i lehtë për amvisëri për 45,50 denarë.

Po ashtu është rritur edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS dhe është 32,851 denarë për kilogram.

Arsyeja për rritjen e çmimeve të karburanteve sipas Komisionit Rregullator për Energjetikë është rritja e çmimit të naftës dhe ndryshimi në kursin e denarit ndaj dollarit. /alsat-m/telegrafi/