LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, pritet fillimi i prodhimit të televizorëve LCD

Maqedoni, pritet fillimi i prodhimit të televizorëve LCD

"Haier" është prodhuesja më e madhe e kompjuterëve në Kinë dhe njëra nga prodhueset më të mëdha botërore të kompjuterëve, derisa "Trivju" është njëra nga kompanitë më të mëdha koreanojugore për prodhimin e monitërve dhe televizorëve LCD.

Kompania kineze "Haier" në investim të përbashkët me "Trivju"-në koreanojugore, javën e ardhshme planifikojnë fillimin e ndërtimit të një fabrike të re në Maqedoni, kumtoi kryeministri Nikolla Gruevski i cili mori pjesë në takimin e Forumit ekonomik botëror në qytetin kinez Dalian.

Gruevski nënvizoi se sipas informacioneve që i ka marrë Qeveria, fabrika fillimisht do të fillojë me prodhimin e monitorëve dhe televizorëve LCD, ndërsa pastaj edhe të kompjuterëve, ahtu që do tëketë pjesë nga programet e të dy kompanive.