LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, inflacioni 3.2 %

Maqedoni, inflacioni 3.2 %

Vazhdon të rritet niveli i përgjithshëm i çmimeve, ndërsa inflacioni për momentin e kalon shkallën e projektuar vjetore nga ana e qeverisë dhe bankës popullore prej tre për qind. Po qe se vazhdon me tempin e këtillë shkalla e inflacionit këtë vit do të arrij 3.2 për qind, thonë analizat e fundit të bankës popullore.

Prej atje konsiderojnë se niveli i përgjithshëm i çmimit rritet për shkak të shtrenjtimit të ushqimit, që megjithatë është kushtëzuar nga mazuti më i shtrenjtë. Ndërkaq, ekspertët monetar bëjnë thirrje për qetësim se ndryshimet e parashikimeve për inflacionin nuk do të jenë të mëdha. Sipas bankës popullore të Maqedonisë, indikatorët ekonomik japin sinjale të ndryshme.

Gjatë tre muajve të fundit është shpejtuar rritja e tregtisë me shumicë dhe telekomunikacionet, por u thellua edhe rënia e prodhimtarisë industriale. Një rënie është shënuar edhe në tregtinë me pakicë, kurse rritja është ngadalësuar në ndërtimtari. /Telegrafi/