Kemi hyrë në vitin 2025 por akoma me problemet e dekadave të kaluar. 11 fëmijë të lagjes Bardhi në fshatin Bllacë janë të detyruar që për t’i vijuar mësimet, krahas çantave e librave, të bartin me vete edhe pasaportat. Ata jetojnë në Maqedoni të Veriut, por shkollimin e bëjnë në Kosovë. Kjo për shkakun që në fshatin e tyre nuk ka shkollë për nxënës të klasave nga e gjashta deri në të nëntën. E si alternativë të vetme për arsimim e kanë shkollën fillore “Iliaz Thaqi” në Han të Elezit. E për ironi kujtojmë që gjatë kohë me Ministrinë e Arsimit në RMV kanë udhëhequr ministra shqiptarë, por që statusi i këtyre nxënësve akoma i pa zgjidhur.
Kush është fajtorë që nxënësit akoma janë pa shkollë?
11 fëmijë të lagjes Bardhi në fshatin Bllacë janë të detyruar që për t’i vijuar mësimet, krahas çantave e librave, të bartin me vete edhe pasaportat. Ata jetojnë në Maqedoni të Veriut, por shkollimin e bëjnë në Kosovë. Kjo për shkakun që në fshatin e tyre nuk ka shkollë për nxënës të klasave nga e gjashta deri në të nëntën. E si alternativë të vetme për arsimim e kanë shkollën fillore “Iliaz Thaqi” në Han të Elezit
Për t’u ulur në banka shkollore, 11 fëmijë të lagjes Bardhi në fshatin Bllacë detyrohen që përditë ta kalojnë kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Rrugën pesëkilometërshe deri në Han të Elezit, Semra Sherifi bashkë me shokët e shoqet e përshkojnë për t’i ndjekur mësimet në Kosovë, pasi në fshatin ku jetojnë nuk ka shkollë.
Sherifi, nxënëse e klasës së tetë në shkollën “Iliaz Thaqi”, ka thënë se me gjithë që përditë i duhet të zgjohet në 6 të mëngjesit për të marrë rrugë, shkollimin synon ta vazhdojë në Kosovë.
“Nga klasa e parë kam ardhur këtu. Më pëlqen vendi këtu, gjuha dhe kam qejf këtu me vazhdu shkollën e mesme dhe fakultetin. Më pëlqen gjuha dhe jam shqiptare”, ka deklaruar ajo.
E shoqja e saj mendon që arsimimin e mëtutjeshëm ta bëjë në Shkup.
“Jetoj në fshatin Bllacë, nuk është që kam ndonjë raport me fëmijët maqedonas, nuk e flas shumë mirë gjuhën maqedonase. Dëshiroj të studioj dhe të vazhdoj shkollën në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup”, ka thënë nxënësja nga fshati Bllacë.
Ajo e ka kualifikuar jo të lehtë përvojën e të jetuarit në Maqedoni të Veriut, e shkollimin në Kosovë.
“Nuk është ndjenjë e mirë se duhet me udhëtu, edhe pak është larg. Kisha pas dëshirë që të jetë edhe një shkollë atje ku banoj unë, por fatkeqësisht nuk e kemi. Çdo ditë duhet të kemi pasaporta dhe dokumente në çantë me udhëtu”, ka thënë tutje ajo.
E Akif Shkreta, drejtor i shkollës fillore “Iliaz Thaqi” në Han të Elezit, ka thënë se në institucionin arsimor që ai e drejton, mësimin e kanë vijuar breza të shumtë nxënësish nga kjo lagje.
“Nuk kemi problem me këta nxënës, janë të mirëseardhur në shkollën tonë. Kjo lagje, Bardhi, pavarësisht që është në territorin e shtetit të Maqedonisë së Veriut, kjo konsiderohet si me qenë lagje e Hanit të Elezit, për shkak të lidhjeve familjare që i kemi me ta”, është shprehur Shkreta. Këtë temë e ka ngritur dhe trajtuar Koha.net nga Kosova.
Kush duhet të mbajë përgjegjësi?
Puna që nuk e kanë fare për qejfi politikanët e vendit tanë është përgjegjësia. Pra, atë që duhet ta kenë parim funksionimi e kanë për inat kur u përmendet. Mungesa e përgjegjësisë të politikanëve shqiptarë që veprojnë në Maqedoninë e Veriut ka sjellë këta fëmijë në këtë derexhe katastrofale. Prandaj, duhet të mbahen përgjegjës pikërisht ata politikanë që kanë udhëhequr me arsimin dhe nuk ofruan një zgjidhje permanente për këta nxënës.
Kujtojmë që, gjatë kohë me Ministrin e Arsimit kanë udhëhequr kuadro shqiptarë, për ironi e fat të keq gjendja e shqiptarëve në arsim është për keqardhje. Shkollat ku mësojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dallojnë substancialisht prej shkollave ku mësojnë nxënësit maqedonas si për nga infrastruktura ngjashëm edhe nga segmentet tjera.
Prandaj, përgjegjësi duhet të mbajnë këta ish ministra shqiptarë që nuk e morën mundin gjatë kohës sa kishin pushtet të lëvizin ndonjë guri në këtë drejtim, drejt gjetjes së një zgjidhje adekuate e permanente.
Arsimi degradohet pikërisht kur politika fut duart, instalon kuadro partiak të cilët as nuk janë të aftë e as që janë përgjegjës në punën e tyre që e bëjnë. E puna e mësuesisë nuk është punë administrative por mision i caktuar në ndërtimin e gjeneratave të ardhshme. /Zhurnal.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker