LAJMI I FUNDIT:

Mania për Cristiano Ronaldon në Arabinë Saudite

Mania për Cristiano Ronaldon në Arabinë Saudite

Al Nassr nuk e kanë fituar kurrë Ligën e Kampionëve të Azisë, ata nuk janë as klubi më i suksesshëm i Riadit, por me nënshkrimin e Cristiano Ronaldos ata kanë fituar shumë në Arabinë Saudite dhe jashtë saj.

Ardhja e yllit portugez e ka transformuar klubin. Ndërsa priste debutimin e tij, dyqani dhe qyteti sportiv i ekipit kanë qenë të parët që kanë përjetuar transformimin.

“Kanë qenë disa ditë të çmendura. Njerëzit mbushën të gjithë dyqanin, gjithçka që shihni, edhe jashtë ishte e mbushur plot, na u desh të thërrisnim anëtarët e sigurimit të klubit që të vinin dhe të na ndihmonin ta organizonim”.


“Në ditët e para pas nënshkrimit të tij, ne nuk mund të vazhdonim, na u desh të kërkonim përforcime sepse po na mbaronin fanellat, numrat 7, gjithçka”, ka thënë menaxheri që u shërben klientëve në dyqani e Al Nassr.

MARCA shkruan se edhe vet ishim dëshmitarë të kësaj. Çdo person që hyn në dyqan vjen për të marrë një fanellë të Cristiano Ronaldos.

“Janë të shitura të gjitha, edhe kompletet e dyta dhe të treta që kanë ardhur për të mbushur dyqanin”.

Qyteti sportiv po përgatitet edhe për stërvitjet speciale të sulmuesit portugez.

Ndërsa vetëm tre media në javë merrnin pjesë në konferencat për shtyp të trajnerit dhe lojtarëve, tani janë të pranishme më shumë se 30 media nga e gjithë Arabia Saudite dhe shumë vende të huaja.

Dhe të mos flasim për ndeshjet, kur dihet që Ronaldo ende nuk ka debutuar.

Pajisje të reja, dhoma tërësisht të rinovuara… gjithçka do të ndryshojë në Al Nassr.

Anëtarët e komunikimit dhe organizimit të klubit janë të bindur për mundësinë e madhe që kanë në dorë me ardhjen e super yllit të madh dhe duan ta shfrytëzojnë këtë gjë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Bundesliga
Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

La Liga
Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Serie A
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori