LAJMI I FUNDIT:

Manchester United i gatshëm të paguajnë klauzolën prej 100 milionë eurosh për yllin e Sporting Lisbonës

Manchester United i gatshëm të paguajnë klauzolën prej 100 milionë eurosh për yllin e Sporting Lisbonës

Manchester United raportohet se janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit prej 100 milionë eurosh për të nënshkruar me sulmuesin Viktor Gyokeres gjatë verës.

Gyokeres momentalisht luan në Portugali tek gjiganti Sporting Lisbona, pasi kompletoi një transferim prej 20 milionë eurosh nga kategoria e dytë e futbollit anglez verën e kaluar.

25-vjeçari ka arritur një rekord të ri të golave në Portugali, pasi ka shënuar 16 gola në 20 ndeshje në elitën e futbollit portugez këtë sezon.


Ai ka kontribuar gjithashtu edhe me tetë asistime, ku tre prej tyre erdhën në ndeshjen që Sportingu e fitoi me rezultat të thellë 5-1 ndaj Estoril muajin e kaluar.

Është shumë e lehtë për ta kuptuar se shifrat e tij do t’i bënin mirë Unitedit, ani pse suedezi luan si sulmues i vetëm për Sportingun, por mund të përshtatet edhe me Rasmus Hojlund si partner në “Old Trafford”.

Manchester United merr ‘vendimin përfundimtar’ për Sanchon pas gjashtë ndeshjeve tek Dortmundi
Lexo po ashtu Manchester United merr ‘vendimin përfundimtar’ për Sanchon pas gjashtë ndeshjeve tek Dortmundi

Sipas mediumit spanjoll Fichajes, United janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e sulmuesit, e cila qëndron në vlerë prej 100 milionë eurosh, sapo të hapet afati kalimtar veror.

Kjo shumë do të tejkalonte shifrën prej 64 milionë eurosh që “Djajtë e Kuq” paguan për të nënshkruar me Hojlund nga Atalanta vitin e kaluar./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori