LAJMI I FUNDIT:

Manchester United merr ‘vendimin përfundimtar’ për Sanchon pas gjashtë ndeshjeve tek Dortmundi

Manchester United merr ‘vendimin përfundimtar’ për Sanchon pas gjashtë ndeshjeve tek Dortmundi

Manchester United ka ardhur me një vendim sa i përket të ardhmes së Jadon Sanchos, kanë raportuar mediat së fundmi.

Sancho iu bashkua Borussia Dortmundit në afatin kalimtar të janarit në formë huazimi, pas një sezoni për t’u harruar me Unitedin që e pa atë të përjashtohej nga ekipi i parë.

Reprezentuesi anglez nuk ka luajtur për Unitedin që prej një përplasjeje me trajnerin Erik ten Hag në fillim të shtatorit, pasi tekniku holandez tha se arsyeja pse Sancho nuk luajti ndaj Arsenalit kishte të bëjë me paraqitjet e tij në stërvitje.


Por, që prej kalimit në Dortmund, Sancho ka pasur vështirësi që të gjejë formën e tij më të mirë. Teksa sulmuesi ka regjistruar një asistim në debutimin e tij ndaj Darmstadit, ai ka luajtur pesë ndeshje që atëherë, duke dështuar që të shënojë gol ose të bëjë ndonjë asistim.

Ani pse huazimi tek Dortmundi nuk përfshin opsionin e blerjes, Football Insider ka pretenduar se Unitedi e ka në plan shitjen përfundimtare të Sanchos këtë verë.

Klubi i Ligës Premier thuhet se do të pajtohet me shitjen e tij në rast se klubet tjera bëjnë ndonjë ofertë e cila plotëson kushtet e tyre.

Man Utd po përgatitet për revolucion në verë, Varane dhe Casemiro dy nga shumë të larguarit
Lexo po ashtu Man Utd po përgatitet për revolucion në verë, Varane dhe Casemiro dy nga shumë të larguarit

Sipas kontratës së tij me “Djajtë e Kuq” e cila skadon në 2026, Sancho dyshohet se kishte përfituar rreth 290 mijë euro në javë.

Që prej se ishte transferuar në “Old Trafford” në 2021 për 72 milionë euro, 23-vjeçari kishte arritur të shënonte vetëm 12 gola dhe kishte kontribuar me gjashtë asistime./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori