LAJMI I FUNDIT:

Man United bën një lëvizje serioze për yllin e Napolit si blerjen e parë të Ruben Amorim

Man United bën një lëvizje serioze për yllin e Napolit si blerjen e parë të Ruben Amorim

Manchester United ka bërë një lëvizje serioze për njërin nga lojtarët më të mirë në Serie A, sipas raportimeve nga mediat italiane.

Trajneri i ri i Unitedit, Ruben Amorim, po synon që të lë shenja në ‘Old Trafford’ pasi iu bashkua atyre zyrtarisht nga Sporting Lisbona më herët këtë muaj.

Ai udhëhoqi ndeshjen e tij të parë zyrtare me Unitedin të dielën teksa u ndalën me barazim 1-1 ndaj Ipswich Town, një rezultat i cili tregon nivelin e detyrës me të cilën Amorim do të ballafaqohet për të transformuar klubin.


Një raportim nga Italia ka bërë me dije se United po përgatitet që të bëjë një ofertë për sulmuesin e Napolit, Khvicha Kvaratskhelia.

Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusin
Lexo po ashtu Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusin

Mediumi italian Sportmediaset ka raportuar se United ka bërë një lëvizje serioze për reprezentuesin gjeorgjian, i cili ka shënuar 30 gola dhe ka dhuruar 28 asistime në 103 ndeshje për Napolin.

Amorim thuhet se e sheh atë si një objektiv kryesor për të përforcuar fazën e sulmit dhe e sheh si të përshtatshëm për sistemin e tij të preferuar 3-4-3.

Kvaratskhelia ka kontratë me Napolin deri në vitin 2027 dhe gjiganti italian është i etur që t’i ofrojë atij një marrëveshje të re.

Për këtë arsye, drejtuesit e klubit i kanë ofruar atij 6 milionë euro për ta bindur që të rinovojë, por Unitedi është i përgatitur t’i dhurojë atij 9 milionë euro, diçka e papërballueshme për Napolin.

Raporti shton se në rast se e ardhmja e Kvaratskhelias nuk zgjidhet deri në fund të këtij sezoni, Napoli mund të synojë shitjen e tij, por një shifër prej 100 milionë eurosh do të ishte e nevojshme për ta bindur klubin italian që të ndajë rrugët./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori