LAJMI I FUNDIT:

Mallrat përmes hekurudhave

Mallrat përmes hekurudhave

Çmimi i lirë dhe transporti më i sigurt ka bërë që shumë kompani vendore dhe ndërkombëtar të bartin mallra me hekurudhat e Kosovës.

Zyrtari për Informim i Hekurudhave të Kosovës, Refet Çitaku, tha se tani janë mbi 15 kompani vendore e ndërkombëtare me të cilat i kemi përtëri kontratat për transport për vitin 2011.

Mallrat sipas tij, të cilat barten më shumë hekurudha e Kosovës më shumë janë, Greqia që më shumë importohen derivate, pastaj Indonezia zë vendin e thëngjilli, kurse nga Zvicra ka mallra të ndryshme, mermeri vjen nga Kina. Po ashtu Gjermania, Kroacia, Çekia janë shtetet që hekurudhat e Kosovës, bartin mallra. Po ashtu ai ka bërë të ditur se numri i njerëzve të cilët udhëtojnë me trena është shtuar, duke pasur parasysh që Hekurudhat e Kosovës dita-ditës po pasurohen me lokomotiva dhe vagonë.

“Ky vit, krahasuar me të kaluarin, ka pasur rritje në 1.5 për qind në transport të udhëtarëve, ndërsa në transport të mallrave kemi pasur rritje deri në 31 për qind”, ka bërë me dije zëdhënësi Çitaku.


Qeveria e Kosovës pati ndarë mbi dy milionë euro për riparimin e një lokomotive. Po ashtu brenda dy apo tre vjetëve është paraparë të modernizohen Hekurudhat e Kosovës, duke bërë që edhe të elektrifikohet i tërë sistemi. /Epoka e Re/Telegrafi/