LAJMI I FUNDIT:

Magna përzgjidhet për të shpëtuar Opel-in

Magna përzgjidhet për të shpëtuar Opel-in

Prodhuesi kanadezo-austriak i pjesëve të makinave, “Magna International” është përzgjedhur nga Gjermania për të shpëtuar Opel-in, pjesë e filialit europian të “General Motors”.

Marrëveshja u arrit orët e para të mëngjesit pas bisedimeve të gjata në Berlin dhe u njoftua nga ministri gjerman i Financave, Peer Steinbrueck. Qeveria gjermane ka vendosur që Magna, se bashku me bankën ruse Sberbank, të ketë shumicën e aksioneve të Opel-it.

Qeveria pritet të sigurojë kredinë e menjëhershme prej 1,5 miliardë eurosh për të mbijetuar. Plani parashikon që Opeli të shkëputet në terësi nga General Motors dhe të mos futet në procesin e falimentimit të tij të mundshëm. Megjithatë, 2500 vende pune rrezikojnë të mbyllen në Gjermani.

Në bisedime morën pjesë politikanë gjermanë, mes të cilëve kancelarja Merkel, zyrtarë të qeverisë amerikane dhe përfaqësuesit nga GM dhe Magna. /Telegrafi/tch/