Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Paris, presidenti i Francës Emmanuel Macron, ka përgëzuar Shqipërinë për reformat në kuadër të integrimit në BE dhe ka përsëritur mbështetjen e Francës.
“Këto dy vizita dëshmojnë për dinamikën e jashtëzakonshme të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Francës. Ju e dini që do të keni besim tek vendosmëria për të bërë më shumë. Dua të tregoj vendosmërinë e Francës për Ballkanin Perëndimor, këtu bëhet fjalë për bashkimin e Evropës për të bërë më te fortë ndaj luftërave.
Shqipëria ka vazhduar rrugën Evropiane me vendosmëri, kini besim tek mbështetja jonë, jemi të impresionuar nga tërësia e reformave dhe kapacitete për të avancuar. Dua të përshëndes zërin e fortë në rajon të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare. Kështu ka qenë dy vite kur ju mbanit postin në Këshillin e Sigurimit. Në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshme normalizim i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”, tha Rama.
Rama u shpreh se ndihej shumë krenar për Shqipërinë dhe miqësinë me Francën pasi ishte hera e parë që një përfaqësues i shtetit shqiptar të pritej në këtë mënyrë në pallatin Elize.
“Jam shumë krenar për Shqipërinë dhe miqësinë mes Shqipërinë dhe Francës se ishte hera e parë në marrëdhëniet tona diplomatike që një përfaqësues i shtetit shqiptar të pritej në këtë mënyrë. Kjo do të thotë shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Dua të të falenderoj për dy gjëra; vendosmërinë me të cilën e ke shtyrë këtë valë të re të marrëdhënieve të vendeve të Ballkanit dhe vendeve të BE. Jemi sot dëshmitarë të realiteteve të reja për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit dhe plani i rritjes do të thotë një Evropë e fortë, e bashkuar që nuk mbetet peng i metodave të vjetra të integrimit. Dhe nga ana tjetër të falenderoj për vizitën në Shqipëri që përtej momentit historik ka pasur një vijim që na ka prekur shumë se janë gjëra që po ndodhin, projekte që i prekim. Po, jemi profranceze, se të jesh profrancezë do të thotë të jesh proevropianë, vlera që Franca i rrezaton në mbarë botën. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje të nivelit të lartë mes dy qeverive do na hapë dyer të reja për të pasur edhe më shumë Francë në Shqipëri”, tha Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës