LAJMI I FUNDIT:

Lyon: Nuk jemi në negociata me Realin

Lyon: Nuk jemi në negociata me Realin

Olympique Lyonnais ka reaguar për të mohuar spekulimet që Karim Benzema është në largim e sipër nga skuadra franceze.

Të mërkurën mediat spanjolle kanë shkruar se 21-vjeçari është shënjestra kryesore për sulmin e Real Madridit, pasi Los Blancos kanë hequr dorë nga David Villa, ndërsa po ashtu spekulohej se është duke u biseduar për një shifër prej 40 milionë eurosh për transferimim e francezit në Santiago Bernabeu.

“Nuk jemi në negociata me Real Madridin për Benzeman. Lajmi i vetëm është se Madridi ka kontaktuar me ne para disa ditësh për t’u informuar në lidhje me qëndrimin tonë për Benzeman”, ka thënë një zëdhënës i Lyonit për “El Mundo Deportivo”, i cili ka shtuar se Benzema dëshiron të qëndrojë edhe një vit me Lyonin dhe të njëjtën gjë e dëshiron edhe skuadra franceze, kështu që sulmuesi nuk do të shitet këtë afat kalimtar.