LAJMI I FUNDIT:

Lumia 920 nga Nokia i pasqyruar

Lumia 920 nga Nokia i pasqyruar

Ka kaluar gati një vit që kur Nokia ka lajmëruar telefonin e parë Windows Phone, Nokia 800, ndërsa tani kompania ka paraqitur gjeneratën e re të pajisjeve Windows Phone, me teleofnin e fundit të quajtur Lumia 920.

Që nga Lumia 800, Nokia ka luajtur rol mjaft të rëndësishëm në përmirësimin e Windows Phone.

Lumia 920 dominoi në prezentimin për media nga Microsoft të pajisjeve Windows Phone 8 të mbajtur muaj më parë në krahasim me Lumia 820.
Lumia 920 ka ekran ‘më të mirë se HD’ me rezolucion 1280×768 dhe xham Corning Gorilla Glass 2 madhësi prej 4.5 inç dhe disa nga tiparet shtesë, ekskluzive të Nokia telefonave.
Disa nga tiparet tjera të telefonit janë: kamera 8.7 MP me optikë Carl Zeiss me autofokus dhe shkreptimë LED, dhe fokus me prekje; procesori Qualcomm MSM8960 Snapdragon dy-bërthamor, 1gb RAM dhe memorie të mbrendshme prej 32gb.
Këtë herë, Nokia po tenton të krahasoj pajisjen e saj të re me Galaxy S III dhe iPhone 5.
A do të mundet Nokia, me telefonin e mençur Lumia 920 më të madhin dhe më të ndritshmin deri më tash, të mbaj pozitën më të lartë të Windows Phone?
Poashtu, a do të jetë në gjendje Lumia 920 të ofroj aq shumë sa të ju shtyj të ndërroni telefonin tuaj Android apo iOS? /Telegrafi/