LAJMI I FUNDIT:

Lukaku shpjegon marrëdhënien e veçantë me trajnerin Conte

Lukaku shpjegon marrëdhënien e veçantë me trajnerin Conte

Romelu Lukaku ka folur për marrëdhënien e tij të veçantë me trajnerin e Napolit, Antonio Conte, duke shpjeguar se italiani e ka ndihmuar në ngritjen e lojës së tij si në aspektin e futbollit ashtu edhe në mentalitet.

Lukaku iu bashkua zyrtarisht Napolit në një transferim të përhershëm nga Chelsea të enjten pasdite, në një marrëveshje që i kushton klubit italian 30 milionë euro plus një klauzolë shitjeje prej 30%.

Napoli postoi një video nga prapaskenat me blerjen e tyre të fundit në ditën e nënshkrimit të tij.


Gjatë udhëtimit të tij deri në Napoli, Lukaku shpjegoi pse është kaq i emocionuar për të punuar përsëri me Conten. Dyshja kanë punuar së bashku për herë të fundit te Interi, gjë që rezultoi me fitimin e Scudettos dhe 24 gola në ligë për belgun.

“Kam një histori me të që ka nisur shumë vite më parë. Ai donte një djalë të madh për nëntë apo dhjetë vjet, por ne kurrë nuk patëm mundësinë për të punuar së bashku. Pastaj ne patëm mundësinë para disa vitesh”, ka thënë fillimisht Lukaku.

“Mendoj se ai më ka sjellë në një nivel tjetër për sa i përket futbollit, por edhe në aspektin mendor”.

31-vjeçari shtoi se ka një foto specifike që i shkon veçanërisht për zemër.

“Gjëja më e bukur është një foto që kam me të kur fituam Scudetton. Kjo, për mua, është gjëja më e bukur që vjen nga udhëtimi ynë së bashku”, përfundoi belgu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti zbulon gabimin e Real Madridit që i kushtoi me humbje të finales ndaj Barcelonës

Ancelotti zbulon gabimin e Real Madridit që i kushtoi me humbje të finales ndaj Barcelonës

Ndërkombëtare
Ja me sa ndeshje pritet të dënohet Rudiger pas veprimit skandaloz ndaj gjyqtarit

Ja me sa ndeshje pritet të dënohet Rudiger pas veprimit skandaloz ndaj gjyqtarit

Ndërkombëtare
Yamal në shënjestër të kritikave për shkak të stilit dhe gjestit që bëri përballë mbretit spanjoll

Yamal në shënjestër të kritikave për shkak të stilit dhe gjestit që bëri përballë mbretit spanjoll

La Liga
Reagimi i Jude Bellingham pas humbjes në Copa del Rey, ka disa fjalë për titullin

Reagimi i Jude Bellingham pas humbjes në Copa del Rey, ka disa fjalë për titullin

La Liga
Ylli i Barcelonës lavdëron gjyqtarin e finales pas kritikave që mori ai nga Real Madridi

Ylli i Barcelonës lavdëron gjyqtarin e finales pas kritikave që mori ai nga Real Madridi

Ndërkombëtare

"Rudiger është i sëmurë mendor" - ish lojtari i Real Madridi 'godet' gjermanin për gjestet e tij në El Clasico

La Liga
Kalo në kategori