LAJMI I FUNDIT:

Yamal në shënjestër të kritikave për shkak të stilit dhe gjestit që bëri përballë mbretit spanjoll

Yamal në shënjestër të kritikave për shkak të stilit dhe gjestit që bëri përballë mbretit spanjoll

Pas fitores së Barcelonës ndaj Real Madridit në finalen e Kupës së Mbretit, Lamine Yamal e gjeti veten në qendër të vëmendjes për gjestin e tij të diskutueshëm gjatë ceremonisë së medaljeve.  

Gjatë festës së fitimit të trofeut dhe dhënies së medaljeve, Yamal doli përpara zyrtarëve dhe mbretit me dy palë syze në kokë dhe fanellën e kthyer prap, gjë që disa e interpretuan si mosrespekt ndaj mbretit spanjoll Felipe VI. 

Gjithashtu, në vend që ta përshëndes mbretin me një shtrëngim duarsh miqësore, Yamal vendosi t’ia drejtonte dorwn sikurse miqëve të tij. 


Kjo situatë ka ngjallur debate në rrjetet sociale dhe në media, ku disa tifozë shprehen të pakënaqur për sjelljen e lojtarit të ri. 

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se nuk ka pasur deklarata zyrtare as nga familja mbretërore dhe as nga klubi i Barcelonës lidhur me këtë. 

Gjithashtu, Yamal ende nuk ka komentuar publikisht mbi situatën. Duke pasur parasysh rininë e tij dhe mungesën e përvojës në situata të ngjashme, është e mundur që ai nuk ishte në dijeni të perceptimit të mundshëm të veprimeve të tij. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Skandal në Spanjë pas golit të anuluar të Barcelonës -

Skandal në Spanjë pas golit të anuluar të Barcelonës - "Faleminderit Zotit!", dëgjohet në dhomën e VAR-it

La Liga
Dhimbje koke për pronarët e Man Utd: Braziliani duhet të paguhet si Ronaldo për shkak të

Dhimbje koke për pronarët e Man Utd: Braziliani duhet të paguhet si Ronaldo për shkak të "klauzolës sekrete"

Premier League
Real Madridi dëshiron të nënshkruajë tre lojtarë para Kupës së Botës për Klube

Real Madridi dëshiron të nënshkruajë tre lojtarë para Kupës së Botës për Klube

La Liga
Katër lojtarët që Real Madridi ka vendosur t’i shesë pas El Clasicos

Katër lojtarët që Real Madridi ka vendosur t’i shesë pas El Clasicos

La Liga
Kush ka më shumë fitore në

Kush ka më shumë fitore në "El Clasico" - ky rezultat vjen pas fitores së Barcelonës ndaj Real Madridit

La Liga

"Mund të kishim arritur në 4-4 dy herë" - Ancelotti flet për humbjen, Viniciusin, Rodrygon dhe Mbappen

La Liga
Kalo në kategori