LAJMI I FUNDIT:

Ja me sa ndeshje pritet të dënohet Rudiger pas veprimit skandaloz ndaj gjyqtarit

Ja me sa ndeshje pritet të dënohet Rudiger pas veprimit skandaloz ndaj gjyqtarit

Mbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger, po përballet me një dënim tejet të ashpër pasi hudhjes së një objekti në drejtim të gjyqtarit në shenjë nervozizmi pas finales së Kupës së Mbretit.

Në minutat e fundit të humbjes së Real Madridit me rezultat 3-2 ndaj Barcelonës në finale, Rudiger dhe bashkëlojtarët e tij ishin tejet të frustruar pas një vendimi të gjyqtarit i cili shkoi në favor të Barcelonës duke ndalur një sulm nga Kylian Mbappe.

Rudiger ishte aq i zemëruar me vendimin, sa që ai ka hedhur sipas raportimeve një qese me akull drejt gjyqtarit.

Për këtë veprim, gjermani u ndëshkua me karton të kuq, teksa fatin e njëjtë e patën edhe Lucas Vazquez dhe Jude Bellingham pas protestave të tyre të ashpra.

Pasi u përjashtua, Rudiger u desh të mbahej nga një pjesë e stafit në mënyrë që të parandalohet ndonjë sulm i mundshëm fizik ndaj gjyqtarit De Burgos Bengoetxea.

Sipas një raportimi nga Cadena SER, ai mund të dënohet prej 4 deri në 12 ndeshje, që do të thotë se mund të suspendohet për pjesën e mbetur të sezonit.

"Rudiger është i sëmurë mendor" - ish lojtari i Real Madridi 'godet' gjermanin për gjestet e tij në El Clasico
Lexo po ashtu "Rudiger është i sëmurë mendor" - ish lojtari i Real Madridi 'godet' gjermanin për gjestet e tij në El Clasico

Një tjetër video e publikuar nga momenti i incidentit tregon se si Rudiger u mundua që të hedhë edhe një qese tjetër me akull, por u ndalua nga stafi teknik i ‘Los Blancos’.

“Në minutën e 120-të lojtari (22) Rudiger, Antonio, u përjashtua për arsyen në vijim: Për hedhje të një objekti drejt zonës teknike, që nuk më arriti mua. Pasi mori karton të kuq, ai u desh të mbahej nga disa pjesëtarë të stafit të trajnerëve, duke shfaqur një sjellje agresive”, thuhej në raportin e gjyqtarit.

Real Madridi të përballet me Celta Vigon të dielën para se të luajë sërish ndaj Barcelonës në kampionat më 11 maj./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skandal në Spanjë pas golit të anuluar të Barcelonës -

Skandal në Spanjë pas golit të anuluar të Barcelonës - "Faleminderit Zotit!", dëgjohet në dhomën e VAR-it

La Liga
Dhimbje koke për pronarët e Man Utd: Braziliani duhet të paguhet si Ronaldo për shkak të

Dhimbje koke për pronarët e Man Utd: Braziliani duhet të paguhet si Ronaldo për shkak të "klauzolës sekrete"

Premier League
Real Madridi dëshiron të nënshkruajë tre lojtarë para Kupës së Botës për Klube

Real Madridi dëshiron të nënshkruajë tre lojtarë para Kupës së Botës për Klube

La Liga
Katër lojtarët që Real Madridi ka vendosur t’i shesë pas El Clasicos

Katër lojtarët që Real Madridi ka vendosur t’i shesë pas El Clasicos

La Liga
Kush ka më shumë fitore në

Kush ka më shumë fitore në "El Clasico" - ky rezultat vjen pas fitores së Barcelonës ndaj Real Madridit

La Liga

"Mund të kishim arritur në 4-4 dy herë" - Ancelotti flet për humbjen, Viniciusin, Rodrygon dhe Mbappen

La Liga
Kalo në kategori