LAJMI I FUNDIT:

LUIZË

LUIZË

Nga: Patrick Bruel
Përktheu: Ilaz Hysaj dhe Skënder Avdija

Para do vjetësh e kam shkrue njí kángë qí quhej “Fjalët e fëmijëve”, e qí lidhej me mashtrimin e futjen n’grackë t’fëmijve n’internet. Për ata mashtrues pisa qí fshihen mbas ekraneve e qí ofrojnë sfida sa absurde aq vrastare, si “Lojën Momo”, “Lojën e Shallit”, sfidën e “Balenës së Kaltër”, e shumë sprova tjera t’tmerrshme qí i çonin fëmijët tanë deri n’vetëvrasje. Këta fëmijë duhet me i ndihmue, me folë me ta që ta këputin heshtjen e tyne. Ajo quhej Luizë. E, sapo i kishte ba 15 vjet…


S’kuptoj asigjá nga rrëfimi jot
N’qafën tánde gjurmt’ e shallit janë
Njí lojë, njí sfidë shumë e errët
Çka t’kanë premtue, n’sy me m’kqyrë
Kjo trullosja jote me çka ka me u këmby
Pse jeta jote, e pse ti…

Luizë, Luizë, ke me m’tregu se ku po shkon
Fol, se s’po t’ndigjoj
Fjalt’ s’po t’i gjej, Luizë m’ndihmo
Cili pis e vodhi zanin tand

Luizë, ma thuej, a je kah e di ku po shkon
Kjo balena e shkrueme n’krahun tand
Te cilin shkamb ka me t’përplas
N’vendin e gabuem njí strehë po e kërkon
Cili ka me ken’ hapi tjetër qí e ban
Njí emën qí tretet e hiç ma

Deshta me ikë
N’ujtë qí vret me ra
Për jetën qí s’e kam jetu
Buzëqeshjen e babës
Natën time të parë
Vallëzimin, atë djalin valltar
E qí ka mujtë me m’dashtë

Oh, Luizë… Luizë…
Mos m’ikë sysh, dorën mos ma lisho
Të vetme n’kte rrugë, me rrshqitë s’kam me t’lanë
Ti vlen ma shumë se kjo e zeza lojë
Njí marionetë qí njí ditë e pëlqejmë e tjetrën e poshtnojmë
Lufta, fitore e humbje ke me pasë
Ke me pasë shumë përvoja e njí ditë rrëfimin tand e ban
Mos m’ikë sysh, dorën mos ma lisho
S’ta premtoj Hanën, se ti e di qí Toka e bukur ásht
E bukur, e bukur ásht
Ti e di qí Toka shumë e bukur ásht
Luizë, Luizë, ti e di qí Toka shumë e bukur asht.