LAJMI I FUNDIT:

“Luftë ekonomike” Kremlinit!

“Luftë ekonomike” Kremlinit!

Vendimi i Bashkimit Europian për të shtyrë deri në muajin Shtator sanskionet ndaj Kremlinit është cilësuar si i barabartë me një luftë ekonomike nga kreu i një prej bankave më të mëdha në vend.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian vendosën kështu të shtynin deri në vjeshtën e ardhshme sanskionet, e vendosura vitin e shkuar për shkak të konfliktit në Ukrainë. Sanksionet, me pak fjalë janë një luftë ekonomike kundër Rusisë- u shpreh Andrey Kostin, drejtor ekzekutiv i VTB Bank.

Kjo luftë ekonomike do ketë pa diskutim një impakt negativ në ekonominë e Rusisë, por mbi të gjitha do të ndikojë negativisht në dialgoun politik dhe atë të sigurisë në Europë. Sipas tij, sanksionet janë rruga e gabuar për të trajtuar Rusinë dhe do të çonin drejt një mungese stabiliteti në Europë.


Ekonomia e vendit është goditur rëndë jo vetëm nga sanskionet e perëndimit, por edhe nga rënia e çmimit të arit të zi, duke dëmtuar në këtë mënyrë eksportet dhe të ardhurat. Gjatë vitit aktual, vendi hyn në mënyrë të paevitueshme në recesion.

Ministri Rus i Financave ndërkohë është shprehur se sanksionet dëmtojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë jo vetëm ekonominë ruse por edhe atë globale, duke sjellë një ngadalsim. Nga ana tjetër ai u shpreh, se kompanitë vendase tashmë i kanë marrë masat kundër sanskioneve.

Inflacioni në vend, në 11.4 për qind, dhe monedha vendase e dobët kanë qenë gjithashtu ndër pengesat kryesore të ekonomisë së Rusisë. Andrey Kostin, nga ana tjetër, vlerëson se në vend ka shumë banka por me një kapital mjaft të dobët. /Telegrafi/