LAJMI I FUNDIT:

Lufta për gaz

Lufta për gaz

Përskaj shtëpive të granatuara të shtunën e të dielën në Lagjen e Trimave në Kumanovë mund të kalojnë gypat e gazsjellësit për të furnizuar shtetet e Ballkanit me gaz natyror. Por, njohës të zhvillimeve eko-politike në Maqedoni thonë se dilema është se gazin e kujt do ta bartin ato nëpër Maqedoni.
Tash e sa vite zhvillohet luftë e ashpër mes Rusisë me linjën “South Stream” dhe Evropës me “TAP”, për të rritur shtrirjen me këtë lëndë djegëse.

Njohësi i çështjeve ekonomike në Maqedoni, Visar Ademi thotë për Gazetën Fjala se është një konspiracion global që thotë se ka një lloj konkurrence mes Rusisë dhe Evropës për këtë çështje.
Ndërsa edhe luftimet e fundit në Kumanovë, sipas tij, flitet se mund të jenë të lidhura me këtë konkurrencë dhe është një lloj “shantazhi” që qeveria e Maqedonisë dëshiron ti bëj Evropës për procesin e integrimit.

“Maqedonia duke qenë shtet pro sllav ka tendenca të lidhet me ketë gazsjellës (gazin rus) edhe njëherësh është divers me shumë institucione fragjile”, thotë Ademi për Gazetën Fjala.
Sipas tij, në Maqedoni po tentohet të krijohet një imazh se mund të jetë si vend i trazirave dhe të përçoj mesazhin se gazi mund të ndërpritet në çdo kohë për shkak të trazirave të ngjashme.
“Këto mund të shihen si luftime pro Ruse me atë pro Evropiane, për ti shpreh njëfarë “simpatie” Evropës”, thekson Ademi, duke spjeguar se ky është më shumë për ti bërë presion në procesin e anëtarësimit.


Ndërsa vlerëson se shqiptarët që u përfshin në këto luftime janë persona nevojtar, kontraktor me pagesë që kanë rënë pre e manipulimeve të Qeverisë së Maqedonisë.

Qeveria sipas tij ka tentuar që të tregoj se ka presion nga qytetarët që të lidhet me Rusinë duke shfrytëzuar shqiptarët që janë armiku i përbashkët i sllavëve.

Por, kjo ide Ademi thotë se nuk është aspak e qëlluar dhe është dëshmuar tashmë.
“Nëse në vitin 2001 dhe në atë kohë mund të kaloheshin këso skenarë, sot ke 20 veta që ata i quajnë terroristë dhe ke një shoqëri civile dhe qytetarët në anën tjetër që nuk akuzojnë qeverinë për skenarë të tillë dhe nuk u përfshinë në këtë”, thekson ai.

Ndërkaq, kalimi i gazsjellësit nëpër Maqedoni, vlerësohet se do të ketë ndikim të madh ekonomik në të gjitha vendet e Ballkanit, pasi do të ulet varshmëria nga energjia elektrike dhe kostoja e shfrytëzimit të gazit do të jetë më e ulët.
Edhe profesori Abdylmenaf Bexheti, thotë për Gazetë Fjala se do ketë ndikim pozitiv në aspektin ekonomik për të gjitha vendet neper të cilët kalon gazi, vetëm nëse nuk keqpërdoret për qëllime shantazhi gjeostrategjik.
“Maqedonia ka një varësi të lartë nga importi energjetik, dhe bile me çmime mesatarisht rreth 30% më të larta se fqinjët e saj (p.sh.Bullgaria) që për pasojë e bën me aftësi të limituar konkurruese ekonominë e vendit”.
Por, ai tërheqë vërejtjen se ky krahë i gazsjellësit nuk është vendosur definitivisht. “Rusia “kërcënoi” Turqinë se mund të mos e realizojë”.

Bexheti, i quan vlerësime paushalle se ndodhitë në Kumanovë janë me motiv ta parapengojnë këtë projekt. “Mendoj që fare kjo s’ka të bëjë me një projekt të tillë. Disa individ sharlatan në veti të analistëve serb bën edhe kësi preteksti por kjo është absolutisht e paqëndrueshme”, thotë Bexheti.

Sipas tij, Maqedonia s’ka fuqi reale as të ndikoj të realizohet por as edhe të pengoj projekte të tilla strategjike. “Projekte të tilla strategjike dhe kapitale mund ti impaktojnë shtete me fuqi strategjike dhe kapitale e Maqedonia është larg këtij atributi dhe s’ka për të qenë ndonjëherë!”, thekson Bexheti.
Kolumnisti rus, Andrej Koribko, pas sulmit muajin e kaluar në Goshincës në veri të Maqedonisë pati shkruar se këtë sulm e sheh si sabotim të idesë për Rrjedhën turke, nëpër të cilën do të duhej të arrinte gazi rus deri në Europë.

Rrjedha turke do të udhëtojë nga Rusia, tranzit nëpër Turqi, dhe ndalet në kufirin grek, duke i dhënë Rusisë akces në tregun Jugor Evropian.

Sipas tij, këtë sabotazh e ka financuar e realizuar SHBA me qëllim sabotimi të idesë së gazifikimit përmes rrjedhës turke, gypat e të cilit do të duhej të kalonin nëpër Maqedoni./GazetaFjala/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Çmimet e produkteve ushqimore dhe të shërbimeve “shkojnë në qiell”

Çmimet e produkteve ushqimore dhe të shërbimeve “shkojnë në qiell”

Kalo në kategori