LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Shqipëria së shpejti do të jetë perëndimi për ne, Mickoski nuk ka strategji se si ta zhvillojë vendin

LSDM: Shqipëria së shpejti do të jetë perëndimi për ne, Mickoski nuk ka strategji se si ta zhvillojë vendin

Partia opozitare LSDM ka akuzuar OBRM-PDUKM-në se ndaloi rrugën europiane për shteti, teksa Shqipëria vazhdon tutje drejt BE-së.

Nga LSDM thonë se Mickoski po e rrezikon vendin pasi nuk ka strategji për zhvillimin e RMV-së.

Ata thonë se me zhvillimet e fundit, Shqipëria do të jetë perëndim për RMV-në.


Reagimi i plotë:

Vendimi i Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së për t’i dhënë fund negociatave me BE-në dhe për ta sjellë vendin në ngërç politik është suksesi më i madh i kësaj qeverie në 100 ditët e para. Nga një shtet me perspektivë të qartë përpara, plan të qartë për zhvillim dhe rritje në çdo fushë brenda BE-së, Mickoski vendosi ta mbyllë dhe ta izolojë, duke e shkatërruar shpresën se këtu do të jetë më mirë. Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë, e as mandat që të ndalojnë negociatat. Më e keqja është se Mickoski nuk ka plan, nuk ka strategji se si do të zhvillohet ky vend. Mickoski e vë vendin në një rrezik të madh të bllokadave të reja në të ardhmen, ri-bilateralizon mosmarrëveshjet që janë zgjidhur dhe qëllimisht e fut Maqedoninë më thellë në baltën ballkanike. Fatkeqësisht, Shqipëria së shpejti do të jetë perëndimi për ne. Ndarja me Shqipërinë mbart gjithashtu rreziqe të mëdha dhe një të ardhme të panjohur dhe të paparashikueshme për vendin. Me këtë vendim të Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së na mbetet vetëm të presim më shumë dëbime, stagnim ekonomik dhe ndalim të plotë të zhvillimit të përgjithshëm të shtetit”, thonë nga partia.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori