LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Nga 3.000 denarë për punëtorët e rinj të punësuar në prodhimtari dhe bujqësi

LSDM: Nga 3.000 denarë për punëtorët e rinj të punësuar në prodhimtari dhe bujqësi

LSDM nëpërmjet një njoftimi thotë se vazhdimisht po punon në punësimin e të rinjve përmes masave që stimulojnë politikat e uljes së papunësisë dhe parandalimit të ikjes së të rinjve.

“LSDM po ndërmerr masa edhe për stimulim të të rinjve edhe që tashmë janë punësuar”, shprehen nga LSDM duke shtuar se me Ligjin për shtesë te të rinjtë, shteti siguron nga 3.000 denarë për të punësuarit në prodhimtari deri në moshën 23-vjeçare, për të vetëpunësuarit, të punësuarit përmes agjencisë private si dhe për bujqit e rinj, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga LSDM shtojnë se me këtë do të kenë efekt pozitiv edhe punëdhënësit të cilët kërkojnë forcë punëtore të re dhe të kualifikuar.


“Kjo shtesë, në të ardhmen mund të rritet, bashkërisht me masat e rritjes së interesit për arsim profesional, rritjes së fondit për masa operative për punësim”, shprehen nga LSDM.

Sipas tyre, papunësia te të rinjtë nga 48% është ulur në 35% dhe se kjo ulje e papunësisë te të rinjtë paraqet dëshmi se LSDM po kujdeset për gjeneratat e reja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Drejtësi
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Kalo në kategori