LAJMI I FUNDIT:

LSDM-ja zyrtarizon kandidatët në disa komuna për zgjedhjet lokale

LSDM-ja zyrtarizon kandidatët në disa komuna për zgjedhjet lokale

LSDM-ja përmes një kumtese për media njofton se kanë zyrtarizuar kandidatët për kryetarë në disa komuna në vend. Nga kjo parti thonë se kandidatët janë profesionist dhe të njohur në profesionet e tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Bashkinë e Shkupit nga radhët e LSDM-së për kryetarë do të garojë Petre Shilegov, i cili kundër-kandidat më serioz pritet të ketë atë aktual nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Koce Trajanovski.

Kandidatët tjerë të LSDM-së në disa komuna janë këto:


Komuna e Haraçinës: Milikije Halimi
Komuna e Bërvenicës: Mirko Stojanovski
Komuna e Vallandovës: Pero Kostadinov
Komuna e Jegunovcës: Darko Bllazhevski
Komuna e Ohrit: Jovan Stojanovski
Komuna e Plasnicës: Shpresim Ajroski
Komuna e Sopishtes: Dalibor Bogdanovski
Komuna e Shtipit: Bllagoj Boçvarski.

Nga LSDM akoma nuk kanë zyrtarizuar kandidatët për komunat tjera më të mëdha në vend, në të cilat shumica e qytetarëve janë shqiptar, siç janë ajo e Tetovës, Çairit, Gostivarit, Strugës dhe të tjera.

Nga partia në pushtet thonë se për këto komuna opinioni do të njoftohet në kohë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori