LAJMI I FUNDIT:

Lotito: Nuk kemi frikë nga Juventusi

Lotito: Nuk kemi frikë nga Juventusi

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, duke folur para takimit të sotëm me Juventusin thotë se nuk ka frikë nga ky ekip dhe beson se trajneri i ri Davide Ballardini ka përgjigje për mesfushorin e biankonerëve, Diego.

Klubi romak do të tentojë të thyejë dominimin e Juventusit në takimet mes tyre, duke mos fituar në shtëpi kundër këtij ekipi tashmë gjashtë vite. Megjithatë Lotito beson se djelmoshat e tij do ta bëjnë punën e tyre falë përvojës taktike të Ballardinit.

“A kam frikë nga Juventusi? Duhet ta respektoj si kundërshtar, por jo edhe frikë”, ka thënë Lotito për Tuttosport.

“Si do ta bllokojmë Diegon? E kemi Ballardinin. Kurrë nuk do t’i jap këshilla trajnerit se si duhet të luajë ekipi, por kam besim në të dhe ai është i duhuri për ta çuar ekipin përpara”, ka thënë italiani.