LAJMI I FUNDIT:

Londër, forum Kosovë-Britani për investimet

Londër, forum Kosovë-Britani për investimet

Dy vite me parë delegacionet e qeverisë së Kosovës shkonin në Londër për të kërkuar zgjidhjen e statusit, ndërsa sot, nëpërmjet Forumit të parë të Investime Kosoë-Britani, ata shpalosën të gjitha mundesitë që Kosova u ofron investitorëve britanikë.

Ky forum i organizuar nga Ambasada e Kosovës në Londër u hap nga ambasadori Muhamet Hamiti i cili në fjalën e tij i bëri në paraqitje situatës politike dhe ekonomike në Kosove pas shpalljes së pavarësisë.

Ndërsa homologu i tij britanik në Kosovë, Andi Sparks, tha se në këto dy vite jetë të shtetit të Kosovës ka ndodhur një progres në ndërtimin e strukturave shtetërore.

Ai ftoi biznesmenët britanikë të investojnë në Kosovë pasi atje mundësitë janë të mëdha, madje ai theksoi se investitorët do të përballen me një situatë të favorshme.


Ambasadori Sparks me detaje në mënyrë të përmbledhur tregoi sektorët ku mund të investohet duke shprehur gadishmerinë e stafit të tij për të ndihmuar cilindo që ka ndërmend të investojë në Kosovë.

Lutfi Zharku, ministër i Tregetisë dhe Industrisë prezentoi në forum, klimën aktuale të investimeve në Kosovë.

“Ne kemi sistemin me të ulët të taksave në Europë. Tani me shumë se kurrë na duhen investime për të forcuar ekonominë duke hedhur hapa drejt integrimit europian. Në Kosovë aktualisht operojnë 60 kompani britanike”, ka deklaruar ministri Zharku. /Telegrafi/tch/