LAJMI I FUNDIT:

Llapjani 44-vjeçar qe 4 ditë i zhdukur, për herë të fundit u pa duke hipur në autobus (Foto)

Llapjani 44-vjeçar qe 4 ditë i zhdukur, për herë të fundit u pa duke hipur në autobus (Foto)

Hetem Dedaj 44 vjeçar nga Burica e Podujevës ka katër ditë që është zhdukur. Që nga dita e mërkurë familja nuk ka asnjë informacion rreth vendodhjes së tij. Telefonin e ka të ndalur, ndërsa për herë të fundit është parë duke hypur në stacionin e autobusëve në Podujevë për të ardhur në Prishtinë. 

Hetem Dedaj udhëtonte çdo ditë nga Podujeva në Prishtinë për të kërkuar punë. Ai kohë pas kohe arrinte të punonte si punëtor fizik në ndonjë shtëpi private. Ditën kur edhe është zhdukur, babai i dy fëmijëve, ishte nisur për punuar.


Vëllai i tij, Mehdiu, flet për momentet e fundit ku është parë Hetemi.

“Vëllai është i zhdukur prej të mërkures… Të mërkurën është dalë prej shtëpisë në ora 10.15, në Prishtinë ka mbërritur në orën 11:34”, tha Mehdiu.

Nga ajo ditë, familjarët e kanë kërkuar në shumë vende si dhe rastin e kanë raportuar në polici, mirëpo ende nuk ka asnjë të re rreth vendodhjes së tij.

“Telefon ka majt me veti, e ka të ndalur. E kemi raportu në polici të ejten…Te të afërmit kemi kqyr nuk e kemi gjet kerkund hiç”, rrëfen Mehdiu për Gazetën Express.

Ai thotë se Hetemi ka qenë në gjendje të mirë fizike dhe psikike por frikësohet se ka mundur t’i ndodh diçka atë ditë.

“Me shëndet mirë u kan, po e kom dyshimin që është i dekt, e ka lëshu shpirti dikun”, thotë Mehdiu.

Mehdi Dedaj ka gruan dhe dy fëmijë, familjarët e tij lusin të gjithë që në rast se kanë ndonjë informacion për të të lajmërohen.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori