LAJMI I FUNDIT:

Llapi e ndal Prishtinën, përfundon pa fitues derbi i xhiros në Podujevë

Llapi e ndal Prishtinën, përfundon pa fitues derbi i xhiros në Podujevë

Ka përfunduar me barazim 1-1 derbi i xhiros së 26-të në Ipko Superligën e Kosovës mes Llapit dhe Prishtinës.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit ku rrezikuan në minutën e shtatë me Valmir Veliun, por që goditja e tij u prit nga Visar Bekaj.

Llapjanët vazhduan dominimin ku patën dy raste tjera të mira me Kastriot Selmanin goditjen e të cilit e ndali Bekaj, ndërsa gjuajtja e Zhdrellës u ndal nga traversa.


Prishtina në rastin e saj të parë shënoi në minutën e 25-të, ku Ahmed Januzi realizoi pas një asistimi fantastik nga Korenica.

Kryeqytetasit e morën lojën nën kontroll dhe patën raste të tjera shënimi, ku fillimisht Januzi gjuajti pranë portës, ndërsa gjuajtjen e super talentit Qëndrim Zyba e ndali vetëm shtylla.

Me epërsinë minimal të mysafirëve 0-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

Llapi e nisi për mrekulli pjesën e dytë, ku barazuan gjithçka në minutën e 52-të.

Ishte mesfushori Mentor Zhdrella që shënoi një eurogol nga gjuajtja e lirë për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Prishtina kërkoi të rikthehej në lojë me Zybën e Krasniqin që patën raste të mira, por pa sukses.

Deri në fund të ndeshjes dy skuadrat kishin disa raste, por që rezultati meti ai i minutës së 51-të, 1-1.

Kësisoj Prishtina me këtë barazim ka mbetur në pozitën e dytë në tabelë me 51 pikë, katër më pak se lideri Drita.

Në anën tjetër Llapi zë vendin e gjashtë me 38 pikë të grumbulluara pas 26 ndeshjeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar

Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar

La Liga
Kalo në kategori