LAJMI I FUNDIT:

Llamkosi shkon në likuidim

Llamkosi shkon në likuidim

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), gjatë mbledhjes së radhës ka marrë vendim që ndërmarrja Llamkos të shkoj në likuidim. Si dhe ka aprovuar ndarjen e 20 përqindëshit për katër ndërmarrje.

Bazuar në strategjinë për përshpejtimin e ndarjes së 20 për qindëshit, të miratuar më parë nga ana e Bordit të AKP-së, në këtë mbledhje, Bordi miratoi listat e punëtorëve të shqyrtuar nga Komisioni përkatës për shpërndarjen e pjesshme të shumës së 20 përqindëshit të punëtorëve të kualifikueshëm për katër ndërmarrje shoqërore: për Ndërmarrjen Shoqërore Ferronikeli, NSH Banesa – Prizren, Fabrika e Armaturës – Deçan dhe për Sek-Kos (Sirkos) – Prishtinë.

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka diskutuar dhe shqyrtuar gjendjen në ndërmarrjet e privatizuara me metodën spin-off special, dhe ka vendosur që t’i lirojë nga raportimi i mëtejmë në AKP ndërmarrjen e Re Kosovatex, Tullara dhe Fabrika e Bukës-Ferizaj.

Bordi vendosi që në Ndërmarrjen Llamkos të aplikohet metoda e likuidimit vullnetar, e cila metodë do të siguronte rinisjen e prodhimtarisë në afat sa më të shpejt të mundshëm, kurse obligimet e Ndërmarrjes së Re nuk do të barten tek blerësi i ri, pasi që ato trajtohen gjatë procesit të likuidimit.


Bordi i Drejtorëve aprovoi shitjet e aseteve përmes metodës së likuidimit nr.4, si dhe aprovoi Valën e 47 të privatizimit, e cila përfshinë 14 Ndërmarrje Shoqërore, prej të cilave janë krijuar 20 Ndërmarrje të Reja.

Po ashtu, Bordi aprovoi fillimin e procesit të likuidimit për tetë Ndërmarrje Shoqërore. Në këtë mbledhje, Bordi aprovoi Raportin Tremujor për Kuvendin e Kosovës për periudhën Korrik-Gusht-Shtator 2010.

AKP deri më tani ka privatizuar 601 ndërmarrje të reja, prej të cilave 576 janë privatizuar përmes metodës së Spin Off-it të Rregullt, ndërsa 25 prej tyre janë privatizuar përmes metodës së Spin Off-it Special.

Nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore deri më tani janë grumbulluar 460 milionë euro, nga procesi i likuidimit me shitje të aseteve të ndërmarrjeve janë grumbulluar 27 milionë euro, kurse nga fondi i privatizimit, punëtorëve të Ndërmarrjeve Shoqërore iu janë shpërndarë rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori