LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli përmbys Boltonin

Liverpooli përmbys Boltonin

Të kuqtë e Liverpoolin janë rikthyer dy herë nga disavantazhi, për të shënuar në fund fitore me rezultat 3-2 në ndeshjen e javës së katërt në Ligën Premier në fushë të Bolton Wanderers.

Pavarësisht shanseve të shumta nga mysafirët e Liverpoolit, ishin vendasit ata që kaluan të parët në epërsi në ndeshjen e zhvilluar në Reebok Stadium, kur Kevin Davies shënoi nga afërsia pas një harkimi nga këndi, në minutën e 32-të të ndeshjes.

Goli i barazimit erdhi pas nëntë minutash, kur përforcimi i verës Glen Johnson gjeti rrjetën me anë të një gjuajtje të ulët nga largësia.

Me të filluar pjesa e dytë, Bolton rimori avantazhin me anë të mesfushorit Tamir Cohen (47’), por pas edhe nëntë minutash tjera, të kuqtë barazuan me anë të Fernando Torres (56’).


Të mbetur me dhjetë lojtarë në fushë pas përjashtimit të Sean Davis me kartonin e dytë të verdhë (55’), mysafirët sulmuan edhe më shumë, dhe kjo u shpërblye kur shtatë minuta para fundit të kohës së rregullt, kapiteni Steven Gerrard shënoi nga një top i rikthyer për t’i dhënë fitoren Liverpoolit.