LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli gjithnjë e më afër Poulsen

Liverpooli gjithnjë e më afër Poulsen

Liverpooli është afër të mbyllë marrëveshjen me mesfushorin e Juventusit, Christian Poulsen.

Sipas Sky Sports, të kuqtë janë në negociata të avancuara për të marrë shërbimet e danezit, i cili shihet si zëvendësim i Xabi Alonsos, që mbrëmë arriti marrëveshje me Realin e Madridit.

Poulsen nuk arriti të stabilizojë veten te ekipi italian dhe nuk kishte të ardhme me biankonerët, gjë që inkurajoi Liverpoolin të interesohet për shërbimet e mesfushorit.

Livepooli po ashtu është edhe në kërkim të Albreto Aqilanit nga Roma.