LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli i gatshëm ta transferojë sulmuesin francez pasi dhanë dritën e gjelbër për shitjen e Nunez

Liverpooli i gatshëm ta transferojë sulmuesin francez pasi dhanë dritën e gjelbër për shitjen e Nunez

Liverpooli raportohet se ka shprehur gatishmërinë ta shesë Darëin Nunez gjatë afatit kalimtar të janarit dhe tashmë kanë vendosur se kush është zëvendësuesi i tij ideal.

Që prej se iu bashkua atyre nga Benfica në 2022 për 85 milionë euro, Nunez ka dështuar që të jap versionin më të mirë të vetes tek Liverpooli dhe tashmë ka humbur minutat e tij nën drejtimin e trajnerit të ri Arne Slot.

Përkundër faktit se luajti titullar në shumicën e ndeshjeve në fillim të sezonit, ai më vonë u la në bankë në favor të Diogo Jotas dhe tashmë po mbahet jashtë formacionit nga kolumbiani Luis Diaz.


Tani duket që Liverpooli ka vendosur të ndajë rrugët me uruguaianin dhe raportohet se janë të gatshëm të pranojnë një ofertë për të dhe ta zëvendësojnë me një tjetër.

E ardhmja e Nunez larg Liverpoolit – gjiganti italian ka bërë një ofertë për uruguaianin
Lexo po ashtu E ardhmja e Nunez larg Liverpoolit – gjiganti italian ka bërë një ofertë për uruguaianin

Sipas një raportimi nga TEAMtalk, Liverpooli do të konsideronte mundësinë e shitjes së Nunez në rast të një oferte nga Milani për të cilët u tha se kanë shprehur interesim për të.

Dhe në rast se Liverpooli ndan rrugët me të, ata tashmë e kanë bërë sulmuesin francez Marcus Thuram si objektivin e tyre kryesor për atë pozitë.

Një tjetër emër në listë është edhe Alexander Isak i cili admirohet shumë nga drejtuesit e klubit, por çmimi i tij mund të jetë shumë i lartë.

Ndërkohë, kontrata aktuale e Thuram me Interin përfshin një klauzolë lirimi prej 85 milionë eurosh, shumë më e lirë se sa një marrëveshje e mundshme për Isak./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Sport
Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

La Liga
Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Premier League
Chelsea në kontakt të rregullt me agjentin e yllit të Barcelonës

Chelsea në kontakt të rregullt me agjentin e yllit të Barcelonës

Ndërkombëtare
Pep Guardiola i dërgon një paralajmërim Liverpoolit pak çaste pasi u shpallën kampionë

Pep Guardiola i dërgon një paralajmërim Liverpoolit pak çaste pasi u shpallën kampionë

Premier League
Dalin pamjet: Shikoni se si Gavi festoi në fytyrën e yllit të Real Madridit pas triumfit në ‘El Clasico’

Dalin pamjet: Shikoni se si Gavi festoi në fytyrën e yllit të Real Madridit pas triumfit në ‘El Clasico’

Ndërkombëtare
Kalo në kategori